Hafizi i Kur’anit nga Irani u prit me shumë ngrohtësi në Malajzi
Përfaqësuesi i Iranit në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit në Malajzi u prit nga publiku me shumë ngrohtësi.
Sipas njoftimeve të Agjencisë IQNA, ata që shkuan në Qendrën Tregtare Botërore Putra në Kuala Lumpur për të parë Garat Kur'anore u pushtuan nga këndimi i bukur i Kur’anit natën e së shtunës nga Muhsin Haxhihassani Kargar.
Ai këndoi ajetet nga surja Ali Imran, duke filluar nga ajeti 64.
Këndimi i Kur’anit nga Muhsin Haxhihasani Kargar në Garat Kur’anore në Malajzi thuhet se ka qenë performanca më e mirë nga pretendentët deri tani.
Një numër i mjeshtrave iranianë të Kur'anit duke përfshirë hafizët Pourmoin, Badpa, dhe Fallah ishin gjithashtu të pranishëm në vendin e Garave Kur’anore Ndërkombëtare.
Garat e 57-ta Kur’anore Ndërkombëtare të Këndimit të Kur’anit të Shenjtë në Malajzia filluan me një ceremoni të martën, në Kuala Lumpur.
Hafizë të Kur’anit dhe këndues të Kur’anit nga rreth 70 shtete po marrin pjesë në këtë ngjarje Kur’anore pesë-ditore.
Burimi: IQNA News