Egjipt

Rreth 80.000 egjiptianë do të kryejnë Umren gjatë Ramazanit

Janë rreth 80.000 egjiptianë të cilët do të kryejnë Umren gjatë muajit të Ramazanit këtë vit në Mbretërinë e Arabinë Saudite, duke reflektuar ngrohtësi në mes të dy vendeve.

Të dy vendet janë të lidhura me lidhje të forta dhe ne presim që performanca e tyre në Umre do të vazhdojë pa probleme, tha të hënën ambasadori egjiptian, Afifi Abdel Wahab  për Agjencinë e Lajmeve Arab News.

Ambasadori egjiptian ka shtuar se shumë egjiptianë të cilët kryejnë umren janë me banim në Arabinë Saudite për një kohë mjaft të gjatë.

Në fakt, ka afër 2 milion egjiptianë  të cilët kanë qenë duke punuar dhe jetuar në Arabinë Saudite, tha Abdel Wahab i cili është përfaqësuesi egjiptian i përhershëm i Ligës Arabe gjatë viteve 2010-2012.  

Në anën tjetër, tha ai, ka një gjysmë milioni sauditë që banojnë dhe bëjnë  biznes në Egjipt.

Vitin e kaluar, ka pasur edhe rreth 400.000 sauditë që vizituan Egjiptin si turistë, tha ai.

Duke theksuar lidhjet e forta dypalëshe, ai vuri në dukje vizitën e fundit në Mbretërinë e Arabisë Saudite nga presidenti egjiptian, Abdel Fatah El-Sissi.

Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman ka udhëhequr  zyrtarët sauditë në pranimin e El-Sissi-it në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Halid   në kryeqytetin Saudit.

Të dy udhëheqësit mbajtën bisedime zyrtare në Pallatin Mbretëror rreth  marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunim dhe  për ngjarjet rajonale.

Abdel Wahab gjithashtu vuri në dukje se Princi dhe Ministri i Mbrojtjes, Muhammed bin Salman  ka vizituar Egjiptin tri javë më parë. Ai zhvilloi bisedime me zyrtarët egjiptianë dhe diskutuan çështjet në rajon, duke përfshirë edhe përpjekjet për të rivendosur qeverinë legjitime në Jemen, tha i dërguari egjiptian.

Egjipti është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite për të rivendosur qeverinë legjitime në Jemen.

Abdel Wahab tha se të dy vendet kanë  marrëdhënie të mira dypalëshe  në shumën prej 5 miliard $ (dollar). Mbretëria e Arabisë Saudite është destinacioni i pestë më e madh i eksportit të produkteve egjiptiane me 4.6 për qind. Eksportet kryesore egjiptianiane përfshijnë naftën bruto, gazin, naftën e  rafinuar, arin  dhe plehrat azotike.

Burimi: Arab News