Gjermani

Mijëra protestojnë kundër PEGIDA-s

Afër dy mijë njerëz protestuan të shtunën në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër një marshimi të mbajtur nga lëvizja e ekstremit të djathtë, e ashtuquajtur Patriotet Evropian Kundër Islamizimit të Perëndimit, e njohur gjithashtu si PEGIDA.

Rreth 200 anëtarë të PEGIDA u mblodhën në Rrugën Rossmarkt të Frankfurtit dhe thërrisnin kundër Islamit dhe komuniteteve të emigrantëve.

Në të njëjtën kohë, dy mijë protestues mbajtën demonstrata në pjesë të ndryshme të qytetit kundër grupit.

Policia gjermane mori masa për të parandaluar dy grupet nga përleshja gjatë marshimeve.

Kundërshtarët  e PEGIDA-s thërrisnin, Emigrantë do të jenë të mirëpritur në Frankfurt dhe Nazistët jashtë nga Frankfurti.

Disa parti politike dhe grupe të majta, gjithashtu, mbështetën protestën.

Pavarësisht nga masat e rrepta të sigurisë, me rreth një mijë punonjës të  policisë në detyrë, grupi i opozitës hodhi vezë dhe domate në policinë të cilët vënë një barrikadë  mes tyre dhe demonstruesve të ekstremit të djathtë.

Disa protestues dhe policë pësuan lëndime gjatë protestës, kurse policia ndaloi disa njerëz.

Gjermania, shtëpia e miliona emigrantëve muslimanë, po përjeton debate rreth multikulturalizmit. Edhe pse udhëheqësit e vendit po bëjnë thirrje për ngritjen e nivelit të integrimit për familjet e emigrantëve, lëvizjet kundërshtare janë duke u zhvilluar, duke u rritur.

PEGIDA është themeluar në Gjermani në vitin 2014, duke mbajtur qysh atëherë shumë protesta në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Pas organizimit të mijëra anëtarëve në  marshime, tani ndikimi jashtë është në rënie. 

Burimi: World Bulletin