Kine

Akademia Islame Ndërkombëtare e Fikhut kritikoi ndalimin e agjerimit në Kinë

Muslimanët në Kinë duke e falur Fiter Bajramin
Muslimanët në Kinë duke e falur Fiter Bajramin

Akademia Islame Ndërkombëtare e Fikhut (ISFA) dënoi veprimin e Kinës që ka ndaluar muslimanët nga agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Institucioni me qendër në Xheddah  kërkoi nga autoritet kineze që të respektojnë lirinë fetare të muslimanëve të vendit lindje të Azisë dhe të lejojnë që ata të praktikojnë ritualet e tyre fetare, raportoi Agjencia e Lajmeve IRIB.

Akademia Islame Ndërkombëtare e Fikhut (ISFA) gjithashtu i bëri thirrje organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të  Bashkuara, organizatat për të drejtat e  njeriut dhe shtetet muslimane për të mbrojtur të drejtat e muslimanëve në Kinë.

Javën e kaluar, është raportuar se Kina ka ndaluar agjërimin për mësuesit, nxënësit dhe nëpunësit civilë në rajonin kryesisht të banuar me muslimanë në Xinjiang, kjo ndodhë si pjesë e një goditjeje ndaj komunitetit ujgur në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Vendet e shërbimit të ushqimit do të veprojë me orar normal  gjatë Ramazanit, Administrata Ushqimore në  Xinjiang e Jinghe  tha në një njoftim të postuar në faqen e saj

Muslimanët abstenojnë nga haja e pija që nga agimi deri në muzg gjatë muajit Ramazan, por partia komuniste në pushtet në Kinë, e cila është zyrtarisht ateiste, për vite ka kufizuar praktikën e agjërimit në rajonin Xinjiang.

Gjatë Ramazanit mos agjeroni, mos u merrni me aktivitete të tjera fetare, shkruan një raport në faqen e internetit të pushtetit lokal gjatë kësaj jave, duke i paralajmëruar zyrtarët në Xinjiang.

Grupet e të drejtave ka kohë që janë ankuar se politikat kufizuese, ndaj besimtarëve, të Kinës kanë çuar në tensione etnike të përshkallëzuara në Xinjiang, ku përleshjet midis forcave qeveritare dhe vendasve kanë lënë qindra të vrarë gjatë viteve të fundit.

Burimi: IQNA News