Franca

Paris: Urreje, ekstremizmin jo Islamin '

Kryeministri francez, Manuel Valls theksoi të hënën se nuk kishte asnjë lidhje midis ekstremizmit dhe Islamit, pasi ai hapi një konferencë që synon përmirësimin e lidhjeve me komunitetin e madh musliman të Francës.

Ne duhet të themi e gjithë kjo nuk është Islami, tha Valls. Gjuha e urrejtjes ... e imamëve të vetëshpallur në lagjet tona dhe burgjet tona që kanë  promovuar dhunën dhe terrorizmin.

Forumi i parë – ku do të marrin pjesë 120-150 udhëheqës muslimanë, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ministra - do të debatojë për  sigurinë në objektet fetare, imazhin e Islamit në media dhe ndërtimin e xhamive të reja.
Ka rreth 2.500 xhami në Francë, dhe 300 xhami janë në proces ndërtimi, por themelimi i xhamive të reja për besimtarët muslimanë  ka hasur disa herë në kundërshtime të ashpëra nga banorët lokalë.

Në një rast, kryetari i rrethit të Parisit, Mantes-la-Ville, i cili i përket Partisë së Ekstremit të Djathtë në Francë , partisë Fronti Kombëtar, është përpjekur në mënyrë të përsëritur për të ndalur një projekt që një kishë e qytetit të shndërrohet në në xhami.

“Sot situata kërkon vëmendje të përtërirë nga fuqia publike. Ky forum është një mundësi për ne për të shprehur dhimbjen tonë  që nuk përzihemime ekstremistët,” tha Dalil Boubakeur, Kryetari i  Këshillit të Muslimanëve Francez . 

Burimi: Agjencia F.Press