Siria

Disa Banorë Durzi Sirianë, Kanë Vrarë Një Terrorist të Pafe të ISIS-it, në Kodrat Siriane të Xheuelanit, të Pushtuara nga Izraeli

Disa banorë durzi sirianë, kanë vrarë një terrorist të pafe të ISIS-it, në Kodrat Siriane të Xheuelanit, të pushtuara nga Izraeli, ndërsa ishte duke u transportuar drejt shtetit izraelit për mjekim.

Të hënën më shumë se 150 protestues durzi sirianë, sulmuan një ambulancë izraelite e cila po transportonte dy terroristë të plagosur të pafe të ISIS-it, pranë qytetit durzi sirianMexhdelu’sh-Shemsi, në jug të Malit Xhebelu’sh-Shejhi (Mali Hermon), në veri të Kodrave Siriane të Xheuelanit të pushtuara nga Izraeli.

Sips këtyretë dhënave, sulmi ka përkeqësuar gjendjen e terroristëve të plagsour të pafe të ISIS-it dhe një nga ata humbi jetën për shkak të plagëve te tij, ndërsa ishin duke u transportuar në një ambulancë izraelite dhe më pas do të transportoheshin me avion drejt Qendrës Mjekësoretë Rambamit të qytetit izraelit të Haifas.

Gjithashtu gjatë sulmit, u plagosën lehtë edhe dy ushtarë izraelitë, të cilët u transportuan më pas në Qendrën Mjekësore të Zivit në qytetin izraelit Safed.

Protestuesit durzi sirianë, organizuan një protestë ku bënë thirrje për të protestuar jashtë Qendrës Mjekësore të Galileas (Taberijjes) në qytetin izraelit të Naharijas, në të cilin regjimi cionist izraelit i Tel Avivit, është duke mjekuar me mijëra terroristë të pafe të ISIS-it.

Udhëheqësi i bashkësisë durzite Shejh Muuafak Tarifi, e dënoi ashpër këtë sulm dhe shprehu se: “Kjo nuk ështëmënyra e duhur se si ndreqen gjërat, shkelësit e ligjit kanë lënduar njerëz nëpërmjet këtij sulmi kriminel. Unë u bëj thirrje autoriteteve, që të veprojnë duke marrë masat e duhura”.

Ky incident ndodhi dy javë pasi lëvizja terroriste e pafe “Nusra” (Ndihma) e mbështetur fuqishëm nga organizata terroriste e pafe El-Kaide (Al Kaeda - Rendi) masakruan të paktën 20 banorë durzi sirianë, në verperëndim tëtrojeve siriane.

Burimi: Press TV