Të Udhëzuarit Në Islam

Kryetari i Unionit të Avokatëve në Filipine përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait

Xhamia e Imam Rizait në Mash-has, Horosan, Iran
Xhamia e Imam Rizait në Mash-has, Horosan, Iran

Izaeilito Torion, nga Mindanao, Filipine, duke iu referuar Zyrës së vizitorëve jo-iranian në Xhaminë e Imam Rizait, pasi mori pjesë në një seancë me pyetje përgjigje, ku morën pjesë ekspertë fetarë të kësaj zyre, ai tha Fjalen e Dëshmisë,  Shehadetin dhe e përqafoi Islamin.  

Unë jam shumë i lumtur që përfitova këtë dhuratë Hyjnore dhe shpresoj se unë mund të përmbushë detyrat e mia përpara Allahut si një musliman i vërtetë, tha ai.

Duke iu referuar motivit pas këtij vendimi të madh në jetën e tij, Kryetari i Unionit të Avokatëve në Filipine, tha, Unë fillova të studio Islamin disa vjet më parë dhe më në fund kam ardhur në atë gjendje, jam bindur, për të përqafuar të  vërtetën e kësaj feje.

Duke qenë një i krishterë katolik, shtoi ai, Islami ka plotësuar hallkën e fundit të zinxhirit të Krishterimit dhe Katolikëve  që është dega e parë e Krishterimit. Nëpërmjet studimeve të mjaftueshme rreth Islamit zbulova  çështje interesante që kërkoja gjatë studimeve të vazhdueshme të mia për Islamin.

Burri 44-vjeçar që e përqafoi Islamin shtoi, Me hulumtime të hollësishme  unë e kuptova se Islami udhëzon në rrugën e drejtë dhe kam zbuluar se besimi në Allahun që është Një dhe se Hazreti Muhammedi (s.a.v.s.) është i dërguari i Zotit dhe Aliu është vazhdues i tij dhe udhëzues në rrugën e Zotit.

E kam lexuar tërë Kur’anin dhe kam zbuluar përgjigjen e shumë pyetjeve nëpërmjet reflektimit të ajeteve të Kur’anit”, theksoi ai.

Leximi i Kur'anit të Shenjtë dhe leximi i biografive të imamëve të pastër   çeli një rrugë në jetën që e bën njeriun më të interesuar dhe më të thelluar, tha Kryetari i Unionit të Avokatëve në Filipine.

Tani, pas vizitës së Xhamisë të Imam Rizait unë mund ta kuptoj domethënien e lidhjes emocionale dhe shpirtërore dhe kam gjetur një lidhje të caktuar të zemrës me këtë lloj Imami që më jep mua qetësi në këtë vend të shenjtë, tha ai pas vizitës në Xhaminë e Imam Rizait në Mesh-had. 

Burimi: AQR