Kulturë

Universiteti Kur'anor i Iranit do të themeloi degë jashtë vendit

Rektori i Universitetit të Shkencave dhe Mësimeve Kur'anore tha se universiteti ka në plan të hapë kolegjet Kur'anore në një numër të vendeve aziatike dhe evropiane.

Huxhet-ul-Islam Ahmed Abedi tha se këto vende kanë kërkuar nga universiteti për të krijuar degët atje.

Vendet që kanë kërkuar nga universiteti për të hapur degë janë India, Gjermania, Pakistani, Libani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ai për Agjencinë IRNA.

Huxhet ul Islam Abedi shtoi se përgatitjet janë në proces për zhvillimin e degëve të universitetit jashtë vendit.

Ai vuri në dukje se Universiteti i Shkencave dhe Mësimeve Kur'anore ka 22 Kolegje Kur'anore në Iran.

Ai vazhdoi duke thënë se universiteti po ashtu planifikon të futë  lëndë të reja në program universitar  duke përfshirë  'Kur'ani dhe menaxhimi , Kur'ani dhe ekonomia', dhe 'Kur'ani dhe filozofia .

Burimi: IQNA News