Kulturë

Lejohet botimi i Kur’anit në gjuhën kurde në Turqi

Një ligj në Turqi që ndalonte botimin dhe shitjen e përkthimit e  Kur'anit dhe librave të tjerë në gjuhën kurde është shfuqizuar.

Kjo do të thotë që autorët dhe përkthyesit tani mund t’i botojnë veprat e tyre në gjuhën kurde.

Profesori Ahmed Akir Akja, një dijetar në Universitetin Mardin, përshëndeti shfuqizimin e ligjit, duke thënë se kjo do t'i jepte dijetarëve fetarë kurdë lirinë për të publikuar librat fetarë, duke përfshirë edhe përkthimin e Kur'anit, njoftoi Agjencia IRNA.

Sipas disa vlerësimeve, kurdët përbëjnë rreth 16 për qind të popullatës në Turqi. Ndryshe nga kombi turk, kurdët flasin gjuhën kurde, e cila është një gjuhë indo-evropiane. 

Kurdët jetojnë në të gjitha krahinat e Turqisë, por ata janë të përqendruar kryesisht në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Muajin e kaluar, Kryesia për Çështje Fetare e Turqisë tha se do të botoi përkthimin e parë zyrtare të Kur'ani në gjuhën kurde.

Burimi: IQNA News