Iraku

Një shkollë e re Kur'anore është hapur në Bagdad

Një shkollë e re Kur'anore e quajtur Malik Ashtar u hap në  Haj el-'Amil, në rrethin e Bagdadit, në Irak.

Sipas Agjencisë së Lajmeve– Qaf News Agency, shkolla u hap me një ceremoni të cilën e përcollën një numër i figurave të shquara Kur’anore të Irakut, një numër i dijetarëve dhe drejtorëve të Instituteve të Kur'anit.

Programi u drejtua nga Ra'id Al-Ma'mouri, menaxher i shkollës së re dhe duke filluar me këndime të Kur’anit nga Rafi 'el-'Ameri dhe Meytham Al-Tammar, këndues të shquar të Kur'anit në Irak. 

Një dokumentar për projektin e ndërtimit të shkollës u shfaqë edhe për ata që morën pjesë në këtë ceremoni.

Shkolla mban emrin e Malik el-Ashtar-it, i cili ishte një nga shokët më besnikë të Imam Aliut dhe i njohur si besimtar i devotshëm dhe i  përulur, por edhe si trim, guximtar në mbrojtjen e palëkundur të fesë Islame. 

Burimi: IQNA News