Kulturë

Seminar mbi veprimtarinë e autoriteteve fetare muslimane në Kirgistan

Një seminar mbi qasjet për të rritur efikasitetin e aktiviteteve të autoriteteve fetare muslimane u mbajt më 10 maj dhe 11 maj 2015 në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

Qendra Kulturore Iraniane në Kirgistan njoftoi se seminari ka qenë i organizuar nga Fondacioni për Zhvillimin e Kulturës Shpirtërore Iman, Zyra e Autoriteteve Fetare Muslimane Mytinitë) dhe Komisioni Shtetëror për  Çështjet Fetare (SCRA).

Hulumtimi i metodave të zhvillimit të nivelit arsimor-edukativ dhe  cilësia e aktiviteteve të myftinjve të dhe imamëve nëpër xhami ishte objektivi kryesor i programit dy-ditorë.

Maksad Haxhi, Myftiu i Madh i Kirgistanit, theksoi rëndësinë e organizimit të programeve të tilla në promovimin e njohurive të veprimtarëve muslimanë. 

Një ekspert në seksionin e politikave fetare dhe marrëdhëniet publike të zyrës presidenciale të Kirgistanit tha se seminari u zhvillua në përputhje me programet filluar nga 2014, pas udhëzimeve të  kryetarit në fushën fetare dhe do të vazhdojë deri në vitin 2020.

Burimi: IQNA News