Suudi Arabie

Myftiu: Ushtarët sauditë nuk kanë nevojë të agjerojnë në Ramazan

Myftiu  i Arabisë Saudite, Abdul Aziz ibn Abdullah el Shejh
Myftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz ibn Abdullah el Shejh

Në mes të agresionit të vazhdueshëm të Arabisë Saudite në Jemen, Myftiu i Madh i Mbretërisë Saudite, Myftiu i Madh, Abdul Aziz ibn Abdullah el Shejh

i liroi ushtarët sauditë, të stacionuar në kufirin me fqinjin Jugor, Jemenin, për të mbajtur agjërimin e rregullt të Ramazanit.

Myftiu i madh  i Arabisë Saudite ka sanksionuar  ushtarët që prishnin agjërimin  gjatë Xhihadit kundër  armikut, raportoi transmetuesi libanez Al-Manar në faqen e tij , të premten, duke cituar të përditshmen Saudite Okaz .

Unë ju uroj në muajin e bekuar të Ramazanit ndërsa ju jeni stacionuar në fushën e betejës, tha autoriteti, figura më e lart fetare, në fjalën e tij drejtuar trupave ushtarake, raportoi  Press TV-ja.  

Myftiu, figura e shquara Vehabiste ka fituar famë për fetvatë, dekretet apo vendimet fetare, të ndryshme, kundërthënëse,  të diskutueshme, shumë radikale, duke përfshirë edhe dekretin e tij të raportuar në vitin 2007 për prishjen e varrit të Profetit Muhammed (a.s.) dhe me një vendim tjetër, pas pesë vjetësh, kërkoi që  të shkatërrohen të gjitha kishat në të gjithë Lindjen e Mesme.

Arabia Saudite e filloi fushatën ushtarake kundër Jemenit më 26 mars 2015,  pa një mandat të OKB-së  në një përpjekje për të dobësuar lëvizjen  Ansarullah–Houthi, të  ri-sjellin në pushtet ish-presidentin e arratisur, Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është një aleat i afërt, besnik  i regjimit Al Saud.

Zëdhënësi i të Drejtave të Njeriut të OKB-së , Rupert Colville tha se në  qershor 1015  të paktën 1412 jemenas civilë, duke përfshirë 210 gra që janë  vrarë dhe për më tepër janë  4223  civilë  të plagosur  që nga ajo datë. 

Jemenasit po kërkojnë për të mbijetuarit nën rrënojat e shtëpive të mbrojtura nga UNESCO-ja të cilat ishin në listën e trashëgimisë kulturore të  qytetit të vjetër, të kryeqytetit, Sana'a më 12 qershor 2015, nga një sulm ajror i Arabisë Saudite .

Sipas Rrjetit të Lajmeve të Pavarura në gjuhën arabe në Liban,  Al-Mayadeen, në sulmet e fundit  aeroplantët luftarakë Sauditë  kanë përdorur bomba thërrmuese  kundër Jemenit në krahinën veriperëndimore të Hajjahit.

Rrjeti ka thënë se të enjten vonë, avionët luftarakë sauditë kanë lëshuar municione thërrmuese në zonat e populluara në Lagjen el-Mazrak, që ndodhet rreth 300 kilometra (186 mila) në veriperëndim të kryeqytetit, Sana'a.

Në  një raport të publikuar më 31 maj 2015,  nga Organizata, me qendër në në New York,  Human Rights Watch tha se provat dëshmuan se Arabia Saudite  kishte lëshuar në Jemen bomba thërmuese të cilat janë të ndaluara  ndërkombëtarisht, duka paralajmëruar se sulme të tilla  “dëmtojnë civilët”. 

Burimi: IQNA News