Kulturë

Mekka është xheneti i vërtetë në tokë

Masum Muradabadi, një redaktor i njohur  dhe i  respektuar i gjuhës urdu nga India, ka kryer kohën fundit Umren së bashku me gruan e tij dhe 300 haxhinj të tjerë të kombëve  të ndryshme. Udhëtimi i tyre 10-ditorë u organizua nga Ministria e Punëve Islame, në bazë të një ftese të lëshuar nga Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, në Mekë dhe Medine, Mbreti Salman.

Kjo ishte një thirrje hyjnore. Unë kam qenë në Srinagar (Kashmir), të cilin Perandori  Mogul  Babar e kishte përshkruar si xhenet në tokë. Por thirrjen e mora nga Ambasada e Arabisë Saudite në Delhi, ishte një ftesë për të vizituar xhenetin e vërtetë në tokë - Qaben e Shenjtë, në Xhaminë e Madhe të Mekës dhe Xhaminë e Pejgamberit në Medine, tha ai. Ai kishte vizituar më parë Mekën, por tha se këtë herë ajo ka qenë më emocionuese. Unë isha në një delegacion që përfshinte studiuesit islamikë nga vendet e tjera, duke përfshirë Pakistanin, Nepalin, Afganistanin, Sri Lankën dhe Bangladeshin.

Ai tha se falja e namazit të sabahut në Xhaminë e Pejgamberit ishte një përvojë e bukur. Ne kemi qenë pjesë e delegacionit zyrtar, kemi pasur mundësinë për të vizituar disa vende historike, që tregon se qeveria e Arabisë Saudite ka marrë kujdesin për të ruajtur këto vende si pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore. 

Ai tha se ishte i befasuar këndshëm nga përpjekjet e Kompleksit të Shtypëshkronjës për përkthimin e Librit të Shenjtë, Kur’anit, në 63 gjuhë, që ka për qëllim përhapjen e mesazhit të Islamit në të gjithë botën.

Vizita në Xhaminë e Kuba-s, Muzeun e Historisë të Medines dhe Varret e  Dëshmorëve të Uhudit  më bëri shpirtërisht të lumtur.

Ai ishte i impresionuar edhe me punën e bërë me aftësi për të përgatitur Kisva-n, mbulesën e Qabesë, me vargje Kur’anore në fije prej ari.

Grupi mori pjesë, gjithashtu, në një vizitë për të parë ndërtimin dhe  zhvillimin  e Xhaminë së Madhe. Mbikëqyrur personalisht nga Mbreti Salman, projekti, kur të përfundojë deri në vitin 2020, do të strehojë rreth pesë milionë haxhinj gjatë kohës së Haxhit. Kjo punë është duke u bërë duke marrë  parasysh rritjen e numrit të haxhinjve gjatë Umre-s dhe Haxhit.

Kjo nuk është vetëm një zgjerim fizik i Xhamisë së Madhe, por ka një theks të barabartë në zgjerimin e objekteve për haxhinjt  dhe për të siguruar një rrjedhë të rregullt të vizitorëve, të cilët e vizitojnë vendin e shenjtë në çdo moment të ditës dhe natës.

Vizita e delegacionit i dha mundësinë për të takuar imamët e dy Xhamive të Shenjta, Haled Al-Ghamdi dhe Ali Al-Huzaifi. Ai tha se ata të dy kanë theksuar nevojën për të përhapur mesazhin e vërtetë të Islamit , si një fe e paqes, qetësisë dhe vëllazërisë universale.

Ai tha se imamët i kritikuan ata që janë duke u përpjekur për shpifje ndaj fesë dhe theksoi shqetësimin e tyre në rritje mbi dallimet në mes grupeve fetare në disa vende. Ata shprehën ankthin e tyre në lidhje me konspiracion për të përgojuar Arabinë Saudite, tha ai.

Burimi: Arab News