Al-Abadi: Fetvaja (vendimi) nga Ajetatullah Sistani e shpëtoi Irakun
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha se fetvaja e lëshuar nga Ajetullahu i Madh, Ali al-Sistani në luftën kundër terroristëve të ISIL-it, e ka mbrojtur Irakun kundër komploteve të armiqëve.
Në një deklaratë të lëshuar në përvjetorin e lëshimit të Fatvasë, Al-Abadi tha se Fetvaja (Dekreti apo Vendimi fetar) i Ajetullah Ali Al-Sistani ka parandaluar përhapjen e ISIL-it dhe dominimin e tij në rajon, raporton faqja al-Sumaria news website.
Verën e kaluar, Ajetollah Ali Al-Sistani, autoriteti më i lartë musliman shi’i i Irakut, lëshoi një fetva duke thënë se kjo është një detyrë fetare që të ngriteni kundër terroristëve Tekfiristë dhe të dëbohen ata nga Iraku.
Ajetullahu i Madh, Ali Al-Sistani u bëri thirrje të gjithë irakianëve që të dalin vullnetarë për të mbrojtur vendin e tyre dhe vendet e shenjta.
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi vuri në dukje se pas Fetvasë së Ajetullah Ali Sistani, populli trim i Irakut formoi forcat vullnetare dhe ka filluar të mbështesë ushtrisë në luftën kundër terroristëve.
Iraku është përballur me kërcënimin në rritje të terrorizmit, që vjen kryesisht nga grupi terrorist ISIL.
Militantët e ISIL-it kanë bërë përparime në Irakun verior dhe perëndimor në verën e vitit 2014, pas pushtimit të hapësirave të Sirisë veriore.
Megjithatë, një kombinim i sulmeve të koncentruar nga ana e forcave vullnetare dhe ushtrisë irakiane, të cilët nxituan për të marrë armët, pasi Ajatollah Sistani e lëshoi Fetvanë, ja ndaluan hovin ofensives të ISIL-it.
Burimi: IQNA News