Turqi

AKP-ja humbi shumicën parlamentare

Dje u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare në Turqi, shumë të rëndësishme të cilët në njëfarë mënyre në mënyrë indirekte ishin një lloj referendumi për dhënien fuqisë më të madhe ekzekutive kryetarit të Turqisë Erdogan. Po të fitonte partia e tij qeverisëse, AKP-ja me shumicë absolute, kjo do të kishte dhënë mundësitë e ndërrimit të Kushtetutës dhe dhënies së fuqisë ekzekutive edhe më të madhe Erdoganit.

Por nga kjo nuk doli gjë, pasi që AKP-ja, edhe pse doli e para, lirisht mund të thuhet se dështoi, pasi që ajo, jo që nuk fitoi shumicën absolute, por nuk arriti të fitojë as shumicën parlamentare, dhe tani pas 12 vjetëve në pushtet udhëheqjeje e vetme, tani për formimin e qeverisë së re do duhej të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër.

AKP-ja fitoi afër 41% të votave, që është gati rreth 10% vota më pak se nga zgjedhjet e vitit 2011, kur kishte afro 50% të votave të fituara. Kjo do të sjell rreth 255 ulëse në parlament, që është një goditje e madhe për kryetarin aktual Rexhep Tajib Erdogan. E dyta doli, CHP-ja me rreth 25% vota të fituara, apo 130 ulëse  në parlamentin e ardhshëm të Turqisë, e treta doli MHP-ja me rreth 17% vota të fituara, me rreth 80 ulëse , dhe e katërta, që është befasia më e madhe, dhe suksesi i madh, lirisht mund të thuhet historik, është HDP-ja, partia prokurde e cila për here te pare kaloi cenzusin prej 10% për hyrje në Parlament, ajo jo vetëm që kaloi , por fitoi bindshëm 13% që ja sigurojnë afër 80 ulëse, që është një sukses i madh, dhe për here të pare një parti prokurde do të jetë jo vetëm pjesë e parlamentit të Turqisë, por edhe një force respektabile në legjislacion e ardhshëm parlamentar.

Kjo ishte fitore e vështirë e arritur për HDP-në, fitore në atmosferën e tensioneve dhe dhunës gjatë fushatës zgjedhore në Turqi. Gjatë fushatës së tyre parazgjedhore, kanë ndodhur më shumë se 70 sulme në anëtarët dhe simpatizuesit e tyre, e sulmi më i madh ndodhi të premten e kaluar në ditën përmbyllëse të fushatës parazgjedhore, me ç’rast dy bomba kanë eksploduar gjatë tubimit përmbyllës zgjedhor të tyre në Diarbakër me ç’rast mbetën dy të vrarë e shumë të plagosur.

Në fund mund të thuhet, se pas këtyre zgjedhjeve parlamentare,

“epoka e artë e Erdoganit” ka përfunduar, dhe  ka nis zbehja e fuqisë së tij presidenciale, qeveritare e parlamentare.