Mungesa e xhamive i detyron muslimanët italianë të luten në magazina, supermarkete dhe garazha
Muslimanët italianë janë duke u lutur në magazina dhe garazhe për shkak të mungesës së xhamive zyrtare në Itali - dhe ata nuk janë të lumtur për këtë.
Ka rreth 1.5 milion muslimanë në Itali, por janë vetëm dy
xhami zyrtare, një xhami në Rromë dhe një
xhami në Milano – janë edhe disa xhami të vogla, rreth pesë, që ngjajnë me xhamitë, por ato janë në të vërtetë shoqata
kulturore, sipas Nicolò Degiorgis, një
fotograf italian i cili ka shpenzuar vite të tëra duke hulumtuar muslimanët
duke u lutur në veri-lindje të Italisë, dhe si fryt i këtij hulumtimi, ai ka
publikuar librin Islami i Fshehur (Hidden Islam), i cili është vlerësuar shumë, madje është shpërblyer.
Kjo është në kontrast të madh me shtetet tjera evropiane:
Gjermania ka 140 xhami me kupola dhe minare; Britania e Madhe ka rreth 200
xhami . Dhe ndërsa Katolicizmi, Budizmi, Judaizmi dhe Mormonizmi njihen si fe
zyrtarisht të pranuara në Itali, Islami, feja e dytë më e madhe në Itali, nuk është
e pranuar zyrtarisht. Kjo shpjegon, pjesërisht, zhurmën mbi një vepër të artit në Bienalen e Venedikut, e cila ishte
një kishë katolike dhe u transformuar në
xhami.
Kisha Santa Maria della Misericordia, në rrethin Cannaregio, u kthye në një xhami në muajin prill. Kjo është vepër e Christoph Büchel, një artist i përbashkët i Zvicërres dhe Islandës, i cili donte për të treguar se Venediku ka 20.000 muslimanë të cilët kryesisht jetojnë në periferi të qytetit - nuk kanë një xhami të tyre.
Kjo ka shkaktuar fërkime, dhe autoritetet e Venedikut janë kërcënuar
për të mbyllur atë. Një parti e krahut të djathtë, Fratelli d'Italia, ka protestuar për shkak se kisha u shndërrua në xhami.
Gjatë kohës së hulumtimit të tij, Degiorgis ka zbuluar se muslimanët janë duke u lutur në parkingje në shi, në supermarkete, garazhe, etj Unë nuk i kuptojë muslimanët pse po i përdorurin të gjitha këto lloje të ndryshme të hapësirave, kjo është e habitshme, thotë ai, duke shtuar ,
Kjo ju shkakton muslimanëve trishtim të madh dhe frustrim.
Imam Jahja Pallavicini, nënkryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Itali, thotë: Ne kemi vetëm disa xhami zyrtare në Itali dhe qindra qendra Islame, por shumë prej këtyre qendrave nuk e kanë dinjitetin as cilësinë e një vendi zyrtar të adhurimit. Ky është realiteti.
Imam Jahja Pallavicini ka ndjenja të përziera në lidhje me veprën e artit të Venedikut. Ai pajtohet me ndjenjat e saj, por nuk pajtohet me veprimin, duke thënë se ajo shërben për të dhënë përshtypjen se muslimanët nuk kanë respekt për kulturën italiane.
Ne duhet të gjejmë një zgjidhje e cila nuk do të shkakton frikën e njerëzve në lidhje me muslimanët, tha Imam Jahja Pallavicini.
Në Venedik, marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të qytetit dhe komunitetit musliman thuhet se janë të mira. Por ka frustrim në rritje sepse shumica e muslimanëve duhet të luten në garazhet e tyre apo banesa. Qendra Islame më kryesorja më e afërt është në Marghera, më shumë se dhjetë kilometra larg.
Ne duam një xhami tonën për t'u lutur, thotë Muhammed Amin Al Ahdab, kryetar i Bashkësisë Islame të Venedikut. Çdo ditë, muslimanët vijnë nga e gjithë bota për të vizituar Venedikun dhe ata të pyesin: Pse nuk keni një xhami?
Burimi: Europe Newsweek