Aleanca SHBA-Gjermania më e fuqishmja në botë
Partneriteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë është “njëra nga aleancat më të fuqishme të cilin bota e ka pa ndonjëherë”, ka deklaruar sot kryetari amerikan Barack Obama në qytetin gjerman Kruen, në të cilin ka arrit për të marr pjesë në samitin apo takimin e G-7. Obama ka kremtuar me dekada miqësinë amerikane me Gjermaninë, dhe përkundër sfidave të parakohshme ka thënë se” është fakt se konflikti mund të përfundojë dhe se zhvillimi i madh është i mundshëm”. Obama është takuar me nikoqirin kancelaren Merkelen, në fillim të vizitës së tij fshatit alpik Kruen. Dy liderë janë takuar së pari privatisht dhe janë duke koordinuar planet e tyre para takimit me liderët e Britanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.
“Sot kremtojmë njërin nga aleancat më të fuqishme të cilin ndonjëherë bota e ka pare, dhe mesazhi im popullit gjerman është i thjeshtë: ne jemi falënderues për miqësinë e juaj, me udhëheqësin e juaj jemi bashkë dhe aleat të pandashëm në Evropë dhe botë”. Obama është më afër Merkelit nga shumica e shefave të shteteve, edhe pse marrëdhëniet e tyre ishte në sprovë gjatë disa viteve të fundit, sidomos pasi doli në shesh se Agjencioni për sigurinë nacionale(NSA) amerikane e ka përgjuar kancelaren gjermane zonjën Merkel.
“Edhe pse është e vërtetë se ndonjëherë kemi dallime në mendime here pas here, edhe më tutje Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku ynë, partneri ynë dhe me të vërtetë partneri thelbësor me të cilin bashkëpunojmë shumë afër” ka thëne kancelarja Merkel. Në takimin e G-7 pritet se do të dominojnë diskutimet në përgjigjen e Perëndimit ndaj konfliktit në mes Ukrainës dhe forcave pro ruse. Njashtu në rendin e ditës do të jenë edhe ekonomia globale, terrorizmi, ndryshimet klimatike dhe tregtia. Krueni është disa kilometra larg kështjellës Elmau, në të cilin do të mbahet samiti.
Disa qindra demonstrues kanë bllokuar rrugët që qojnë drejt kështjellës. Rreth 22.000 policë do të sigurojnë samitin e G-7 në kështjellë, është formuar edhe”zona e ndaluar” e cila është në gjatësi prej disa kilometrave.
Burimi: avaz.ba