Kulturë

Kërkesë Dhe Letër Informative

Kërkesë Dhe Letër Informative ‘

’Evenimentit Kulturor’’

Organizuar nga  Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri’’ .

 

Objekti: “Biblioteka Kombëtare ‘’Pjetër Bogdani

 Data: 15.05.2015

Vendi:  Prishtinë Republic of Kosovo  

Bismilahir- rahmanir-rahim

Instituti Kërkimor Ndërkombëtar  në bashkëpunim me sponzorët e tij nga Londra,   “Alulbayt Foundation”  dhe “ WABIL “   zhvilluan një mori aktivitetesh kulturore brenda një evenimenti  të pasur në Prishtinë.

Evenimenti Kulturor realizoi këto tri promovime me vlerë:

Promovimin i Institutin Kërkimor Ndërkombëtar ‘’Naim Frasheri’’,             http://www.naimfrasheri.net/en/Home

https://www.youtube.com/watch?v=tVV2ColU_H0

Promovimin e  librit faksimile të Imam Aliut ‘’ Nehxhul Belaga’’ si dhe

https://www.youtube.com/watch?v=vdNmyJQ-8pg

Promovimi të librit me poezi   ‘’Eja Shpejt’’ të autores Ikballe Berisha Huduti.

https://www.youtube.com/watch?v=rqEOua4qrj0

Pos këtyre promovimeve u bashkëngjitë edhe kremtimi  i  Natës së Madhe të Miraxhit me grupin e Korit “KEWSER“- nga Organizata Edukative Kulturore “NISA” –nga Prishtina.

Qëllimi kryesor i këtyre tri promovimeve ishte që shoqëria Shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Jug të Serbisë, si  dhe në tërë botën shqipfolëse ( përmes internetit)  të njoftohet me librin “ Nehxhul Belaga “  me shkrim faksimile në gjuhën arabe dhe përmes përkthimeve të Nehxhul Belagës që janë bërë në gjuhën  shqipe.

Qëllim sekondar gjithashtu ishte që klasa intelektuale të njoftohet me Institutin e ri Kërkomor Ndërkombëtarë “ Naim Frashëri”  me misonin dhe qëllimet në mënyrë që të përfitojë bashkëpunëtorë të rinj të sferave dhe ekspertizave të ndryshme që janë të nevojshme për shoqërinë tonë Kosovar dhe më gjerë.

Qëllimi i tretë shumë domethënës, që  përmes projektit të promovimit  të librit me poezi të titulluar “ Eja Shpejt” që aludon në ardhjen  e Imam Mehdiut a.s.,  ne  arritëm të japim mesazhin Islam përmes fjalës poetike, nga I cili libër 99 poezi ishin të motivit shpirtëror-fetar, social, atdhetar e sidomos me lavdërimin e autoriteteve-figurave  Islame siç është Profeti Muhamed, Imam Mehdiu, Imam Aliu, Imam Husejni, Fatime Zehra e shumë të tjerë.  Përmes përmendjes së figurave të Ehli Bejtit a.s  u dha mesazh shumë i fortë , se gjeneaologjia e sacrificës për liri e drejtësi u ndesh me gjenealogjinë e krimit dhe të kaosit. Prandaj dhe doli në pah shpresa e madhe dhe interesimi për njohjen e personalitetit të madh të kësaj kohe që pritet të vijë, për Shpëtimtarin e Kohës Imam Mehdiu a.s. Ky mesazh u bë edhe më i fort, sepse moto e programit ishte Ilahija “Eja Shpejt “ që i dha një famë dhe atmosferë shumë të bukur  këtij Evenimenti Kulturor, pra poezitë e kompozuar nga vet autorja si dhe të orkestruar nga prof. Luan Sula nga Tirana.

Ky eveniment kulturor ishte një përgjigje për të gjithë prezantuesit  dhe më pastaj gjithë shqipfolësve nëpër botë përmes rrjetit të interneti, se Fjala e Ehlul Baytit do të dominoj mbi të gjithë myslimanët duke dhënë dritën e dijes së Vërtet Islame. Prandaj ne besojmë se ky Eveniment do të jehojë edhe më tutje gjer sa të ekzistojë koha, me shpresë duke gjetur burime tjera përkrahëse për të organizuar edhe më shumë programe dhe projekte me vlerë fetare, historike dhe  kulturore.

Gjithashtu si  përgjigje dhe kujtesë afatgjate për këto mesazhe me rëndësi, mbeten dhuratat siç ishin:

libri me poezi “Eja Shpejt”, si projekt i IKN “ NAIM FRASHËERI” si dhe u  dhurua nga 5 numra të fundit të  Revista VLERA e financuar mëse  3 vite me radhë nga World Federatin në Londer, e cila revistë ka mësime Islame nga shkolla e Ehli Bejti, dhe është deri tani Revistë e pa konkurentë që ka filluar të dominojë në shtëpitë myslimane shipëfolëse qoftë përmes materialit të shtypur  si dhe atij në rrjetin elektronik të internetit.   

 https://www.world-federation.org/news/world-federation-supports-tableegh-work-carried-out-kosovo

Gjithashtu ky eveniment u bë edhe më i pasur,  sepse u shpërnda  falas Nehxhul Belaga në gjuhën Shqipe, mëse 100 copë që ishte  dhuratë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane  http://www.komunitetibektashi.org/in.php?fq=brenda&gj=gj1&kid=1  nga Tirana, si dhe nga Fondacioni i Kuranit në Tiran.  http://www.fqurani.com/

Ky eveniment kulturor financiarisht u përkrah nga Fondacioni Alulbayt nga Londra ( 80%)  http://alulbayt.com/ si dhe nga WABIL me pjesën tjetër të financimit. http://www.wabil.com/

Përzemërsisht i falënderojmë sponsorët dhe donatorët tonë në këtë eveniment Kulturor, dhe  apelojmë tek të gjithë ministrit, organizatat, fondacionet dhe njerëzit bamirës, që të na përkrahin në aktivitetet tona Islame në Kosovë të cilat duhet të jenë më të shpeshta dhe më të mëdha, ndërsa ne si Organizata NISA  http://www.naimfrasheri.net/en/OJQ-Simotra dhe Institut “ Naim Frashëri “ jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë që dëshirojnë ta shpërndajnë fenë Islame përmes tolerancës, artit, urtësisë dhe idesë së unitetit të myslimanëve,  duke i vlerësuar ekspertizat dhe idetë e njerëzve lokal Kosovar.

Ideja jonë e shenjët është se ne nuk dëshirojmë të konkurrojmë me askënd në vendin tonë, qofshin ata Sunij, Shija, Modernistë, Tarikate, pabesimtarë, apo interese politike  e tjera, por ideja jonë e shenjët është që të dominojmë me mësimet e bukura të EHli Bejti që janë të pranueshme për çdo komunitet mysliman,  sepse   Ehli Bejti  është i shenjtë , i  dashur tek të gjithë myslimanët dhe ai vetvetiu do të shkëlqejë me shërbëtorët e tij të sinqertë në tokë..

Prandaj këtë dashuri, urtësi, devotshmëri dhe sakrificë ne do ta shpalosim përmes metodave më moderne evropiane që nuk bien ndesh me ligjet islame dhe për këtë kërkojmë ndihmën dhe përkrahjen tuaj sa më të shpejt,  gjersa të forcohemi moralisht dhe financiarisht pasi që jemi gjerata e parë e shijave në trojet shqiptare në Ballkan.

Ju falënderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj , që është shumë e nevojshme, shumë e duhur dhe ka shumë  përgjegjësi si për neve që kërkojmë këtë përkrahje, si për juve që jeni  dëshmitarë të  kësaj kërkese,  me qëllim të bashkëpunimi të mëtutjeshëm.

Jultuemi në emër të Zotit na u përgjigjni së paku duke na dhënë mendimet dhe propozimet e juaja të vlefshme.