Irani dhe Turqia do të mbajnë seminare të përbashkëta
Dy universitetet iraniane dhe turke janë duke
planifikuar për të mbajtur konferenca të përbashkëta letrare për nder të poetëtve
bashkëkohorë Muhammed Hussein Shahriar dhe Abdurrahim Karakoc
Sipas Press TV, organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar i Kërkimeve Shahriar i Iranit dhe
Qendra e Kulturore Junus Emre në Teheran, do të mbajnë programe të veçanta.
Irani është mikpritës, ai do të
organizojë konferencën e parë në Universitetin e Teheranit më 28 dhjetor 2013,
ndërsa Universiteti i Ankarasë do të mbajë raundin e dytë të programit në
muajin mars, 2014.
Shumë figura letrare dhe studiues
janë në listë për të marrë pjesë në të këto dy takime për të shqyrtuar jetën
dhe veprat e poetëve .
Sejjid Muhammed Hussein Behxhet - Tabrizi , i njohur si Shahriar, ka lindur në
vitin 1906 dhe konsiderohet si një nga figurat më të mëdha letrare bashkëkohore
të Iranit.
Shahriar ishte iraniani i parë që ka shkruar poezi në gjuhën azere dhe poemën e tij më të famshme Hejdar Babaya Salam, e njohur nga shumë si një nga poezitë më të mira moderne në këtë gjuhën, e cila është përshtatur në disa drama, shfaqje.
Abdurrahim Karakoc (1932-2012)
ishte një poet turk, autor dhe gazetar i cili shkroi shumë vepra letrare, si
poezi satirike.
“Wisdom Wash Ashore” (1965), Letrat e Hassanit”(1964), dhe “Për Mikun”(1994) janë disa nga veprat e tij më të njohura.
Burimi: Press TV