Suudi Arabie

Forcat saudite të sigurisë arrestojnë protestuesit në provincën lindore

Forcat saudite të sigurisë të martën ndaluan një numër të protestuesve të rinj që morën  pjesë në një ceremoni funerali që u zhvillua për ata që u vranë në një sulm të fundit terrorist në një xhami të muslimanëve shiitë në Katif, në pjesën lindore të Arabisë Saudite.

Al-Alam TV ka cituar burime në shtetin arab që kanë  thënë se forcat saudite kanë bastisur disa rrethe në Katif dhe kanë arrestuar disa të rinj që morën pjesë në ceremoninë e varrimit.

Qytetarët  e Katif-it i kanë dënuar arrestimet dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

Ata kanë paralajmëruar edhe regjimin saudit për pasojat e mosrespektimit të vazhdueshme për banorët e këtij rajoni.

Arrestimet erdhën pak ditë pasi një bombë terroriste shërtheu në një xhami të muslimanëve shiitë në pjesën lindore  të Arabisë Saudite  që vrau katër persona të premten, që ishte sulmi i dytë terroristë brenda dy jave.

Shteti islamik në Irak dhe Levant (ISIL), grup terrorist, mori përgjegjësinë për sulmin, sipas një deklarate të postuar në Twitter nga përkrahësit e tij.

Një javë më parë, një tjetër vetëvrasje me bomba në një xhami shiite kishte vrarë 21 njerëz në të njëjtën provincë.

Kërcënimet ndaj sigurisë kundër qytetarëve muslimanë shiitë në Arabinë Saudite janë përshkallëzuar ndjeshëm, dhe regjimi Saudit  po i shtyp njerëzit që protestojnë ndaj situatës.

Burimi: Tasnim