Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani: Revolucioni i Imam Homeinit ishte paqësor, jo i dhunshëm
Kryetari i Kuvendit për Caktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhani tha në Teheran të martën se Revolucioni Islamik, arkitekti i të cilit ishte rahmetliu Imam Homeini, i cili ka mbetur besnik deri në fund të jetës së tij, ishte paqësor, pa dhunë.
Duke iu drejtuar Konferencës Ndërkombëtare për Imam Homeinin dhe Politika e Jashtme, me titull 'Imami dhe Refuzimi i Dhunës, Ajetullah Rafsanxhani tha se rahmetliu Imam Homeini kurrë nuk bëri punë të vështira dhe nuk ka pranuar kryengritje të armatosur deri në fund të jetës së tij.
Në disa raste Imam Homeini është sugjeruar për të hyrë në betejë me armë, por ai refuzoi, shtoi ai.
Ai tha se njeriu i mençur e meriton botën pa dhunë, paqësore, që komuniteti të jetojë në paqe dhe tha se Zoti e ka përcktuar rrugën e drejtë për njeriun dhe ai nuk duhet të shkojnë në mënyrë të dhunshme.
Ai iu referua revolucioneve që po ndodhin në mbarë botën dhe tha se të gjitha revolucionet ishin ose grusht shtete apo ato ishin ndrrime me dhunë ushtarake, pasojat e të cilave po i vuajnë njerëzit me vështirësi në komunitete të tilla.
Burimi: IRNA