Kulturë

Dijetarët nga 54 vende në Konferencën mbi Doktrinën e Mehdizmit

Nga 54 vende, 88 studiues po marrin pjesë në edicionin e 11-të të Konferencës Ndërkombëtare mbi Doktrinën e Mehdizmit, tha sekretari i konferencës.

Duke iu drejtuar ceremoniesë së hapjes së konferencës, Huxhetul Islam Sejjid Masoud Poursejid Aghaji  shtoi se 100 kumtesa janë dorëzuar në sekretariatin e konferences  shkencore, nga të cilat 34 do të paraqiten në komisionet e ndryshme të konferencës.

Veprimtaria ndërkombëtare  dy-ditore filloi në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, në Teheran, të dielën.

Huxhetul Islam Sejjid Poursejjid Aghaji theksoi rëndësinë e mësimeve të Mehdizmit, duke thënë se pas Teuhidit (Monoteizmit) dhe Nubuvve)  (Pejgamberllëkun), nuk ka mësim më të madh se Mehdizmi.

Ai theksoi se Republika Islamike e Iranit është themeluar mbi mësimet Mehdizmit  dhe mendohet dhe kjo është arsyeja pse ajo ka arritur të përballoj të gjitha problemet.

Ai shtoi se bota sot ka nevojë për mësimet Mehdizmit më shumë se kurrë.

Huxhetul Islam Sejjid Poursejjid Aghaji më tej vuri në dukje se konferenca ndërkombëtare është mbajtur çdo vit dhe një temë e veçantë është zgjedhur për çdo vit për këtë ngjarje shkencore.

Vitin e kaluar, tema bosht ishte ”Etika dhe Mënyra e Jetesës”, kurse këtë vit tema kryesore është ”Kultura dhe Qytetërimi”.