Shejhu i Al-Az-harit thekson nevojën për luftimin e Islamofobisë në Perëndim
Shejhu i madh i Al-Az-har në Egjipt theksoi domosdoshmërinë e përballjes me Islamofobinë në Perëndim.
Sipas Al Xhezira-s, Shejh Ahmed al-Tajjib tha Islami nuk është një fe e dhunshme dhe se ekstremistët kanë dështuar për të kuptuar Islamin dhe kjo është arsyeja pse ata e përdorin dhunën.
Ai i bëri këto komente në një takim të kohëve të fundit me politikanen e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, duke shtuar se keqkuptimet dhe idetë e gabuara rreth Islamit në vendet perëndimore duhet të korrigjohen.
Marine Le Pen, e cila është e njohur për qëndrimet e saj anti-Islame, tha se ajo e ka të njohur nevojën për të mos ngatërruar Islamin me aktet e dhunshme të kryera në emër të tij.
Islamofobia dhe aktet anti-Islamike janë në rritje në vendet perëndimore gjatë disa viteve të fundit.
Islamofobia ka çuar në krijimin e fraksioneve të së djathtës ekstreme dhe partitve në vende të ndryshme evropiane.
Burimi: IQNA News