Vlerat ndërfetare në Kosovë janë positive për shoqërinë
Konferenca e katërt
ndërkombëtare ndërfetare e organizuar ditëve të kaluara në Prishtinë, pati një
përhapje globale në mediat sociale, me një pjesëmarrje të mirë të të rinjve, të
grave dhe një përfaqësi diversiteti të rëndësishëm.
Ngjarja që pati për temë “Dialogu ndërfetar në kohën e mediave sociale:
Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe
gjuhës së urrejtjes”, u përqendrua në diskutimin e temave përmes një qasjeje
multi-disiplinore dhe krijimit të mjeteve shoqërore, në shërbim të përmirësimit
të aktivizimit shoqëror kundër ekstremizmit fetar.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin liderë botërorë fetarë, ministra e zyrtarë të
lartë qeveritarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të
shoqërisë civile.
Fjala hyrëse nga kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga u pasua nga një fjalimi i
fuqishëm i rabinit kryesor të Norvegjisë, Michael Melchior, fjalim ky i
mirëpritur dhe duartrokitur nga të gjithë pranishmit.
Krerët fetarë të Kosovës, po
ashtu iu drejtuan pjesëmarrësve me mesazhe e vizione të veçanta e pozitive. Në
mesin e tyre ishin z. Ejup Ramadani nga Bashkësia Islame e Kosovës; Dr. Don
Lush Gjergji nga Kisha Katolike e Kosovës; Ati Sava nga Kisha Ortodokse Serbe; Pastor Driton Krasniqi nga Kisha
Protestante Ungjillore e Kosovës; Shejh Lulzim Shehu, nga Bashkësia e
Tarikateve të Kosovës; z. Votim Demiri, nga Bashkësia Hebraike e Kosovës; Baba
Mumin Lama, nga Komuniteti Bektashi i Kosovës.
Zyrtarja e lartë ekzekutive pranë Facebook, MonikaBickert, duke vazhduar
diskutimet në ditë e dytë të konferencës, ofroi një prezantim të çmuar mbi
politikat dhe praktikat e Facebook-ut në raportimin ‘ekstremizmit të dhunshëm,
gjuhës së urrejtjes, dhe përmbajtjes grafike’.
Duke shprehur kënaqësinë e saj për takimin me një grup të veçantë e pluralist
të njerëzve nga mbarë Kosova dhe rajoni, ajo theksoi fuqinë e përdorimit të
mediave sociale për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, dhe shtoi:
“Ne kemi nevojë për të biseduar
më shumë mes vete, të diskutojmë hapur, të rrisim vetëdijesimin e të promovojmë
tolerancën.”
Debati vazhdoi me një panel të akademikëve, diplomatëve, gazetarëve dhe
aktivistëve: Dr. Debra Mason (SHBA); Sarah Snyder (SHBA); Andreas Sandra
(Itali); Behar Xharra, (Kosovë); Ben Freeman (Skoci, Mbretëri e Bashkuar); dhe
Brian Pellot (SHBA). Ata diskutuan mënyrat për përhapjen e rrëfimeve
jashtëzakonisht të gjalla nga këndvështrime të kundërta si dhe për promovimin e
modeleve pozitive.
Z. Dushko Markoviç, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, ndau me të pranishmit
shembuj pozitiv të tolerancës ndëretnike nga vendi i tij – për të treguar se si
marrëdhëniet e mira nuk i kontribuojnë vetën sigurisë, por edhe shoqërisë.
Një panel i moderuar nga Valerie Hopkins, pranë Rrjetit Ballkanik për Gazetari
Hulumtues, mblodhi akademikë, aktivistë dhe krerë fetarë për të diskutuar
luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, përmes grupeve fetare në komunitete
dixhitale dhe lokale. Ian Linden (Mbretëria e Bashkuar); profesor Francisco
Blanco (Panama); rabini Joshua Stanton (SHBA); z. George Labreche
(SHBA/Kosovë); dhe profesoresha Besa
Ismaili (Kosovë) inkurajuan zhvendosjen e debatit te komuniteti qytetar dhe
nisjen e debatit të thellë në familje dhe në hapësira fetare.
Punëtoritë e drejtuara nga Sir Geoffrey Nice (Mbretëri e Bashkuar); Harold
Hyman (Francë); Petrit Selimi (Kosovë); Andreas Sandre (Itali); dhe Veton
Nurkollari (Kosovë) diskutuan thelbin e drejtësisë dhe diplomacisë dixhitale në
procesin e pajtimit të pas luftës, por folën edhe për blogjet politike,
përdorimin sa më efektiv të mesazheve progresive, dhe organizimin e festivale
të filmit me rëndësis shoqërore.
Një panel dinamik i moderuar nga gazetarja hulumtuese kosovare Arbana Xharra
bashkoi komentatorë dhe gazetarë nga mediat tradicionale për të diskutuar se
agjencitë e lajmeve i marrin, shqyrtojnë dhe raportojnë çështjet fetare. Harold
Hyman, Antoine Colonna (France) dhe Norbert Mappes-Niediek (Gjermani) folën për
qasjen e botës mediatike ndaj pyetjeve kritike nga audienca tejet aktive.
Konferenca u përmbyll me moderimin e një paneli nga zëvendësministri i Jashtëm
i Kosovës, Selimi, panel ky i quajtur “të lëvizim përpara, më shpejtë përpara”.
Maqsoud Kruse (Emiratet e Bashkuara Arabe); i përndershmi Donald Reeves
(Mbretëria e Bashkuar); dhe Dr. Tina Kempin Reuter (SHBA) ofruan prezantime
frymëzuese dhe sugjerime praktike për të ardhmen, duke përfshirë shndërrimin e
Kosovës në një qendër globale për konferenca ndërfetare.
Përdorimi i shkathtë i mediave sociale nga pjesëmarrësit gjatë konferencës e
ngriti debatin i cili shënoi rekorde të reja të përfshirjes dhe mbulimit global
për një ngjarje nga Kosova.
Konferenca u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së
Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar (IIID), me mbështetje
të Kombeve të Bashkuara, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasadës së
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshillit Britanik, Ambasadës britanike,
Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Gjermane.
Burimi: RV