Irani organizon Javën Kur'anore në tete shtete
Drejtori i Kulturës Islame dhe Organizatës për Marrëdhënie Islamike (ICRO), ka thënë se organizata e tij planifikon të organizojë Javë Kur'anore në tetë shtete gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Duke folur për Agjencimë IKNA, Abuzar Ibrahimi Torkaman tha se Java Kur'anore do të përfshijë ekspozita të Arteve Kur'anore të tilla si kaligrafi, vizatime, dekorime, etj.
Ai tha se Turqia, Tunizia, Bosnja dhe Hercegovina, Rusia, Spanja, Kazakstani, Austria dhe Tajlanda do të presë Javën Kur'anore gjatë muajit të shenjtë Ramazan nga 18 qershori deri më 17 korrik 2015.
Java Kur’anore do të organizohet në bashkëpunim me këshillat fetare në vendet e lartpërmendura, vuri në dukje ai.
Sipas Abuzar Ebrahimi Torkaman, dërgimi i veprimtarëve të Kur’anit shtete të tjera gjatë Ramazanit është gjithashtu në axhendën e Kulturës Islame dhe Organizatës për Marrrëdhiene Islamike (ICRO- s.)
Ai tha se grupet e kënduesve të Kur'anit, hafizët e Kur’anit dhe këngëtarët e Ilahive do të dërgohen në 14 shtete në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Kur'anit.
Ata do të dërgohen në Francë, Kazakistan, Turqi, Pakistan, Indi, Kirgistan, Kinë, Irak, Gjeorgji, Ugandë, Sri Lanka, Kroaci, Zambi dhe Tajlandë, kështu ka deklaruar zyrtari.
Drejtori i Kulturës Islame dhe Organizatës për Marrëdhënie Islamike
(ICRO) më tej iu referuar të ardhmes ku në Teheran do të hapet Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit të Shenjtë dhe tha se organizata e tij do të luajë një rol aktiv në mbajtjen e Ekspozites Ndërkombëtar e.
Ai tha se Kultura Islame dhe Organizata për Marrëdhënie Islamike
(ICRO) do të ftojë studiuesit e Kur'anit dhe artistët që të paraqesin punimet e tyre në këtë ngjarje Kur'anore Ndërkombëtare.
Edicioni i 23-të i Ekspozitës Ndërkombëtar të Kur’anit të Shenjtë në Republikën Islamike të Iranit, është planifikuar të mbahet në kryeqytetin e eë Iranit, në Teheran, prej 18 qershorit deri 17 korrik 2015.
Ekspozita Nndërkombëtar është përgatitur për çdo vit nga Ministria e Kulturës dhe Udhëzimit Islam gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kjo paraqet zhvillimet e fundit dhe arritjet në fusha të ndryshme Kur'anore.
Diku tjetër në fjalën e tij, Abuzar Ebrahimi Torkaman tha se Kultura Islame dhe Organizata për Marrëdhënie Islamike (ICRO) është e prirur në zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore dhe në këtë mënyrë duke planifikuar për të krijuar një bazë ndërkombëtare Kur'anore.
Burimi: IQNA News