Reisi i Bosnjës Hysein ef. Kavazoviq viziton Iranin
Reis ul ulema i Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) , Hysein ef. Kavazoviq gjatë takimit të sotshëm me studentët dhe profesorët e Univerzitetit ”Al-Mustafa” në Gorgan, kryeqendër e krahinës iraniane Golistan ka thënë se bashkimi i cili ka ekzistuar gjatë luftës në BeH duhet ruajtur dhe forcuar. Reis Kavazoviq ka porositur rininë sunite dhe shiite në bashkim të gjerë, dhe ka theksuar se ruajtja e bashkimit në mes rinisë myslimane është e obligueshme, pasi që armiqtë e islamit para se gjithash sulmojnë pikërisht rininë. Sipas fjalëve të tij, krahina iraniane Golistan është shembull më reprezentativ i bashkëjetesës së sunitëve dhe shiitëve në Iran. Të hënën me 1 qershor në Teheran janë takuar reis ul ulema i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës Hysein ef. Kavazoviqë dhe shefi i Këshillit mbikëqyrës të Republikës Islame të Iranit, ajatullah Xheneti dhe kanë biseduar për një varg temash të ndryshme.
Ajatullah Xheneti, në fjalimin e vet është ndalur në çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me botën islame, dhe se lidhur me programin nuklear iranian ka thënë:”Amerika po bën trusni të madhe mbi Iranin. Ata çështjen e energjisë nukleare e marrin si justifikim për të shkatërruar fuqinë e Islamit. Ata vet e dinë se ne avokojmë shfuqizimin e armatimit nuklear , megjithatë me këtë justifikim ata na kanë imponuar sanksionet për të na vënë nën trusninë ekonomike dhe politike dhe të na ndalin rezistencën”.
Ai gjithashtu ka treguar edhe për luftën kundër popullit të shtypur dhe të pafajshëm të Jemenit dhe përkrahjes së Republikës Islame të Iranit atij vendi duke thënë:”në rast se e përkrahim Jemenin, ajo është për atë se myslimanët janë të shtypur. Për fat të keq, ai popull vazhdimisht po bombardohet nga ajri dhe toka nga ana e Arabisë Saudite, merreni me mend, nga një shtet islamik”. Duke thënë se problemet e tilla në rajon janë në rritje, ajatullah Xheneti ka fol edhe për frontin e përbashkët tekfirist-cionist kundër rezistencës së popullit të Sirisë.”Edhe një problem i yni është Siria, Siria është shtet islamik dhe gjendet përball regjimit sionist i cili ja ka grabitur një pjesë të territorit islam dhe ka shpërngul popullin nga ai vend. Duhet të kushtojmë kujdes Sirinë pasi që ajo gjendet përball Izraelit, e qëllimi ynë është mbrojtja e atyre të cilëve ju bëhet padrejtësia”. Poashtu lidhur me rolin e fuqive arrogante botërore në krijimin e grupeve tekfiriste sikurse ISIS-it me qëllim të krijimit të përçarjes në mes myslimanëve ka thënë:”Lëvizjen e ISIS-it e përkrahin SHBA-të dhe përkrahësit e vehabizmit. E ata, për fat të keq, në emër të Islamit kryejnë krimet të ndryshme, sikurse ”xhihadi martesor” apo djegia e njerëzve të pafajshëm. Ata janë kërcënim për botën islame, dhe në rast se korrin sukses në Irak dhe Siri, do të vjen radha edhe në shtete tjera islame”. Pasi që uroi reisin Kavazoviqin dhe Hasan Çengiqin në funksionet e reis-ul ulemasë dhe kryetarit të Kuvendit të Bashkësisë islame, Xheneti ka treguar dashurinë e popullit iranian, krerëve shtetëror dhe udhëheqësit suprem imam Hamneit kundrejt popullit të BeH-së.” Në kohën kur myslimanët e BeH-së ishin të shtypur dhe të sulmuar nga ana e serbëve, ne kemi bashkëndierë sikurse neve të ishim sulmuar. Gjatë gjithë kohës kemi bashkëndierë me juve në probleme dhe vështirësitë që keni pas, edhe ju kemi ndihmuar aq sa kemi pas fuqi. Boshnjakët kanë karakter dhe moral dhe duhet falënderuar ata. Myslimanët në atë pjesë të Evropës janë të kënaqur, edhe pse janë të ballafaquar me vështirësi dhe mangësi, ata nuk heqin dorë assesi nga Islami”. Njashtu ka cek se obligimi i myslimanit është të ndihmojë të tjerët që gjenden në telashe, cilit do mez-heb t’i përkasin ata, dhe si shembull e ka cek ndihmën e pa masë të Iranit dhënë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Palestinës.
Reis Kavazoviq ka falënderuar popullin dhe krerët e Republikës Islame të Iranit, posaçërisht ajatullah Xheneti në praninë e tij në emërimin e krerëve të rinj të Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë. Duke falënderuar posaçërisht ajatullah Xhenetin, Kavazoviqi ka thënë:” Ju nga fillimi keni qenë mik dhe bashkudhëtar, dhe atë miqësi keni ruajtur akoma. Ju jeni vëlla ynë për nga feja dhe meritoni respekt të madh”. Më tutje në vazhdim shtoi:”Atë që ishit përkrah neve gjatë luftës në Bosnjë, në ato kushte tepër të vështira për neve, na keni ndihmuar të qëndrojmë në këmbët tona dhe të ruajmë identitetin tonë fetar. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen për juve për angazhimin dhe ndihmën e popullit të Iranit, po nga ana tjetër duhet të them se në mënyrë të veçantë dhe të përshtatshëm kanë vepruar sipas obligimit të tyre islam në ndihmën e dhënë një shteti të vogël evropian mysliman. Në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim nuk ishit të gatshëm të hiqni dorë nga serioziteti i juaj maksimal në ofrimin e ndihmës së juaj tejet e nevojshme për neve, ndërsa neve gjer tani nuk kemi pas shembull të tillë nga asnjëri shtet tjetër islam të cilët tani janë miqtë tanë”. Duke sqaruar se mez-hebi i popullit tonë në rajonin në të cilin gjendet Bosnja dhe Hercegovina është hanefi me besimin maturidit, Kavazoviqi ka theksuar:” neve afro 500 vite kemi ruajtur traditën tonë islame. Por për fat të keq, në kohën e tanishme ekzistojnë përpjekjet e caktuara që në mes neve myslimanëve të krijohet përçarja”.”Unë mendoj se çështja e mez-hebit është diç që duhet të shqyrtohet në mes neve ulemasë fetare. Historia na tregon se myslimanët, edhe pse i përkisnin mez-hebeve të ndryshme, kanë respektuar njëri tjetrin dhe kanë jetuar së bashku. Unë besoj se, kur të shfaqemii para Allahut të madhëruar, ai neve nuk do të na pyet a kemi takuar mez-hebit shafit, xhaferit apo hanefit, por do të na pyes për veprimin tonë sipas urdhrave të Zotit dhe detyrave të islamit”, ka thënë Kavazoviqi.
Burimi: globalcir