Kulturë

Kur'ani në stilin Naskh botohet në Irak

Qendra Botuese Dar al-Kafil  në bashkpunim Kujdestarinë e Xhamisë së Hazreti Abbadit, në Xhaminë e Qerbelasë ka  botuar Kur'anin e Shenjtë në stilin Naskh në Irak.

Sipas faqes së internetit Astan, teknologjitë moderne kanë zbatuar  përgatitjen e kopjes dhe shenjat janë përshkruar nga Hamid el-Sa'di,  kaligraf nga Iraku.

Zija al-Din al-Hamid Zubaidi, drejtor i Qendrës së Botimit të Kur'anit në bashkpunim me Astan, Xhaminë e Qerbelasë, tha se kaligrafët  e shquar të tillë si Muhammed Amin Rushdi nga Turqia dhe Othman Taha nga Siria kanë përshkruar në dorëshkrim Librin Hyjnor, por kaligrafët, edhe pse të aftë në këtë drejtim, nuk kanë ndërhyrë në dorëshkrimin e Kur'anit në stilin Naskh. 

Kopja e Kur'anit është botuar në stilin Hafs -Asim, i cili është një prej stileve të famshme të Kur'anit në Irak, shtoi ai.

Al-Zubaidi tha se një ekip ekspertësh irakiane në kaligrafi, duke përfshirë Ali Zabun dhe Adnan Hamad kontrolluan shkronjat e tekstit.

Burimi: IQNA News