Turqi

Turqia mbjelli farën e anarkisë në Lindjen e Mesme për të ringjallur Perandorinë Osmane

Turqia beson se rajoni i Lindjes së Mesme është ende një koloni Otomane , të cilën ajo mund ta përdorë dhe të abuzon siç ajo dëshiron, por disa shtete arabe  si Siria dhe Iraku kanë qenë plotësisht kundër politikës së tillë të jashtme ambicioze të Ankarasë

Danny Makki, një ekspert i Lindjes së Mesme nga Londra thotë se Turqia beson se rajoni Lindjen e Mesme është ende një koloni Otomane, të cilën ajo mund ta përdorë dhe të abuzon siç ajo dëshiron, por disa shtete arabe si Siria dhe Iraku kanë qenë plotësisht kundër politikës së tillë të jashtme ambicioze të Ankarasë

Turqia ka mbështetur grupet terroriste përfshirë ISIL-in dhe Frontin al-Nusra në Irak dhe Siri, argumenton ai, duke shtuar se grupet ekstremiste po kërkojnë të nxisin terrorizmin dhe përhapjen e anarkisë në Lindjen e Mesme.

Eksperti politik gjithashtu thotë se qeveria turke ka qenë një mbështetëse kryesore e grupeve ekstremiste dhe radikale në Siri dhe Irak, në një përpjekje për të shkaktuar kaos dhe gjakderdhje. Ai shton se Ankaraja është duke luajtur me zjarr dhe politika e saj e jashtme e ndërhyjes në punët e brendshme të vendeve të tjera do të dështojë.

Turqia ka gëzuar popullaritet në rajon dhe në botën arabe, por reputacioni është shkatërruar për shkak të ndërhyrjes së hapur të Ankarasë në Siri, thotë ai.

Danny Makki konkludon se pretendimi i Ankarasë mbi armatosjen e një të ashtu-quajtur grup i moderuar në Siri është i pabazë, sepse nuk ka asnjë militant të moderuar në vendin fqinj të goditur nga lufta.

Për nga ana e tij, Wietz thotë se qeveria turke është duke u përpjekur për të kufizuar lëvizjen e ndonjë mbështetje për militantët e ISIL-it në Irak apo Siri, por Ankaraja mbështet kundërshtarët e qeverisë siriane.

Burimi: Press TV