Suudi Arabie

Mbyllet fabrika e detergjentit në Rijad, në Arabinë Saudite

Autoritetet Saudite e kanë mbyllur një fabrikë detergjenti këtë javë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad, duke respektuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ekipi i inspektimit i ministrisë ka zbuluar shkeljen gjatë një vizite rutinë në zonën industriale të qytetit. Fabrika, e cila gjendet në zonën Sulay, në lindje të Rijadit, kishte shkelur rregullat industriale të Mbretërisë Saudite. 

Inspektorët  zbuluan mungesën e një laboratori për kimikalet e përziera,  pajisjet e nevoshme dhe një jopajtueshmëri e prodhimeve me specifikimet dhe standardet e miratuara. Inspektorët gjetën gjithashtu se të dhënat komerciale ishin jo të plota dhe hapësira e prodhimit ishte e papastër. Një zyrtar i ministrisë tha: Kjo është në kundërshtim me kushtet dhe kërkesat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.  

Pronari i fabrikës është thirrur për hetime. Ekipet e inspektimit kanë konfiskuar më shumë se 120 kutija të sapunit, 50 kutija të detergjenteve, 100 kutija të klorit, si dhe 100 kutija të detergjenteve për dusheme dhe 70 kutija me detergjent për pastrim të xhamave, qelqit.  

Ministria ka formuar një komision të veçantë për të shqyrtuar shkeljet industriale dhe për të imponuar dënimet e duhura për shkelësit e rregullave.        Sipas një zyrtari nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, qëllimi i formimit të komisioneve të tilla është për të monitoruar dhe kontrolluar shkeljet industriale që janë të dëmshme për shëndetin, si dhe për ekonominë kombëtare. Ai, gjithashtu, tha se ministria do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ndjekur të gjitha fabrikat dhe linjat e prodhimit në të gjitha rajonet e Mbretërisë Saudite për të verifikuar përputhshmërinë e tyre me kërkesat e nevojshme, dhe për të monitoruar çdo abuzim apo përpjekje për të mashtruar  konsumatorët.

Ai theksoi se Ministria nuk do të hezitojë të imponojë ndëshkime ligjore për shkelësit dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në mashtrim dhe falsifikim. Ministria u bën thirrje të gjithë konsumatorëve për të raportuar ankesat dhe vërejtjet e tyre në Qendrën për Njoftim në Ministri në këtë numër, 1900, thirrja është falas.

Burimi: Arab News