Iraku

ISIS-i ka 30,000 luftëtarë të huaj nga më shumë se 100 vende

Sipas një raporti të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rreth 30 mijë luftëtarë të huaj janë rekrutuar aktualisht në radhët ISIS-it. Ata erdhën nga 100 vende të botës, duke përfshirë vendet që kishin qenë të paprekura nga veprimtaria e grupeve terroriste të tilla si Kili dhe Finlanda. 

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të takohen të premten për të diskutuar një raport mbi luftëtarët e huaj terroristë dhe për t’i konsideruar  masat e mundshme për të luftuar këtë kërcënim.

Ky është raporti i parë i këtij lloji në Kombet e Bashkuara, i cili adreson çështjen e luftëtarëve të huaj, dhe përfshin vende të tilla si Afganistani, Siria dhe Iraku, përveç vendeve të Afrikës Veriore si Libia.

Raporti tregoi se numri i rekrutëve në radhët e ISIS-it  është rritur me rreth 70% gjatë nëntë muajve të fundit.

Kjo rritje e papritur përbën shqetësim rreth përhapjes së fenomenit të ekstremizmit në nivel global, dhe gjerësia e fushës së tij gjeografike duke përfshirë disa vende që kanë përjetuar stabilitetin, duke përfshirë vendet e Evropës.

Raporti tregon se shkalla e rritjes së luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri është aktualisht më e lartë se kurrë më parë, me shfaqjen e shenjave të një rritje të përshpejtuar të organizimit të ISIS-it në Libi.

Zyrtarët amerikanë thanë në fillim të këtij se 3400 njerëz nga vendet perëndimore, përfshirë 150 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë udhëtuar në Irak dhe Siri për t'u bashkuar me grupet militante.

Zyrtarët britanikë kanë vlerësuar se më shumë se 700 britanikë kanë udhëtuar për në Siri gjatë tre viteve të fundit, gati gjysma e tyre u kthyen në vendin e tyre.

Raporti përshkruan Irakun, Sirinë dhe Libinë si një  shkollë e vërtetë ku kanë diplomuar terroristët, duke theksuar se Tunizia, Maroku, Franca dhe Rusia, në veçanti, mund të jenë cak i sulmeve  terroriste në të ardhmen për shkak të numrit të luftëtarëve nga këto vende.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Iraqinews