Këndues të Kur’anit nga Irani morën pjesë në Sesionin Kur’anor Ndërkombëtare në Qerbela
Qendra Dar-ul-Kur'an dhe Kujdestaria e Xhamisë së Imam Husejnit mbajti një Sesion Ndërkombëtare Kur'anor ku morrën pjesë edhe këndues të shquar të Kur'anit nga Irani në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Sipas faqes të internetit Husseini Astan, programi u mbajt më 25 maj 2015, si një program plotësues i edicionit të 11-të të Festivalit Kulturor Ndërkombëtar Rabee'-ul-Shehadah.
Këndimi i Kur'anit nga Haxhi Adel Al-Kerbalaji, këndues i Kur’anit dhe Muezin në Xhaminë e Imam Husejnit, ishte pjesa e parë e programit.
Ali Al-Khafaxhi, kreu i Shoqatës së Hafizëve dhe Kënduesve të Kur’anit në Xhaminë e Imam Husejnit, tha se një numër i kënduesëve të Kur'anit të botës muslimane, duke përfshirë Sejjid Xhevad Husseini nga Irani, Abdullah Ahmad Ibil ndërkombëtarisht i njohur nga Kuvajti, Abbas Sherafedini nga Libani, dhe Hamid Ghuban nga qyteti i shenjtë i Meshhedit morrën pjesë në program.
Studentët e Qendrës Dar-ul-Kur'an gjithashtu mbajtën një program Kur'anor në oborrin e Xhamisë të Imam Husejnit me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Imamit të tretë më 24 maj 2015.