Kulturë

Legjenda e Nasraddin Hoxhës është gjallë dhe shëndosh e mirë

Nasraddin Hoxha ishte filozof popullor dhe njeri i urtë që përmendet në shumë kultura për tregimet e tij të këndshme, qesharake dhe për anekdotat.

Nasreddin Hoxha është një figurë kulturore turke anekdotat e të cilit tregohen nëpër tërë botën nga të gjitha moshat. Emri i tij, Nasraddin do të thotë Ndihmëtar i Besimit, i cili i është i përshtatshëm për personalitetin e tij dhe humorin. Ai jetoi gjatë Epokës Selxhuke, ishte i drejtë dhe i virtytshëm, dhe këshillat e tij tregojnë rrugën e drejtë të jetës, duke i këshilluar njerëzit të veprojnë drejtë dhe të qëndrojnë larg nga gabimet.  Ai i ka pastruar keqkuptimet, me mesazhe të shkurta dhe të mprehta.

Urtësitë e tij me porosi dhe proverbat janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Ai nuk ishte vetëm një hero popullor, por edhe ishte një filozof dhe ishte i sigurt se po bënte gjërat e duhura të cilat janë trashëguar nga brezi në brez.   Si një nga mjeshtrit më të rëndësishëm të letërsisë dhe trashëgimisë turke, Nasreddin Hoxha u lind në fshatin Horta, në krahinën e Sivihistar, në  Eskisehir, në vitin 1208.

Anegdotat e tij i kanë tejkaluar kufijtë kombëtarë dhe kulturorë. Për shtatë shekuj me radhë ai ka mbetur humoristi kryesor në komunitetet muslimane dhe jo-muslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në Ballkan dhe Azinë Qendrore.  Anekdotat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke përfshirë gjuhën angleze, ruse, gjermane, në frengjisht, boshnjakisht, shqip etj.  që dëshmon  joshjen univerzale ndaj tij. 

Humori  dhe shakatë e tij të mprehta përfshijnë jetën e përditshme dhe mjedise të ndryshme si: xhamitë, shtëpitë, mëhallat në lidhje me ngjarjet e e jetës së përditshme dhe incidentet. Gruaja e tij, banorët e mëhallës, gratë, kaditë muslimanë dhe gomari ishin ‘personazhet’ e tij në shakatë e tij  të mprehta.

 

Nasruddin Hoxha në  kulturën ujgure dhe kineze 

  

Edhe pse figurat nuk përngjajnë, Nasreddin Hoxha si ne e njohim, tek kinezët ka patur interesim të madh për anekdotat e tij. Gjithashtu,  Nasraddin Hoxha nuk është dokumentuar vetëm në kulturën ujgure, por edhe në kulturën kineze, ai përmendet në shumë vende dhe në disa dokumente.  

Në Turkestanin Lindor, Nasraddin Hoxha u referuar si Nesirdin Efendi Letipiliri ose Efendi Letipirili . Nuk dihet se në çfarë mënyre tregimet, anekdotat e Nasraddin Hoxha kanë arritur  në Turkistanin Lindor.

Kinezët i kanë edukuar fëmijët e tyre sipas propagandaës të regjimit. Por, deri sot kujtimi për Nasraddin Hoxhën është i gjallë dhe njerëzit janë ende janë shumë të interesuar për tregimet e tij. Ai ndërroi jetë vitin 1275/6 apo në vitin 1285 dhe u varros në Aksehir, Konia.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: World Bulletin