Xhamia në Florida ofron shërbime mjekësore falas për të varfërit
Duke i dhënë përsëri komunitetit, një Qendër Islame në Debary në juglindje të Florida-s, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur një klinikë shëndetsore për të ofruar shërbime mjekësore për njerëz të pasiguruar dhe njerëz të varfër në zonën ku jetojnë.
Klinika, e cila u hap të dielën, do të ketë mjekë të cilët do të jenë në dispozicion për t’i vizituar pacientët një herë në muaj , gjithashtu do të ofrojë shërbime laboratorike dhe ndihmë në medikamente.
Ne kemi nevojë për t’i dhënë ndihmë komunitetit, tha të shtunën Kryetari i Xhamisë Merjem, Riaz Kureshi.
“Një nga mësimet e Islamit është: Shërbimi ndaj Zotit të Plotëfuqishëm është shërbimi ndaj njerëzimit.”
Kjo është një mënyrë e shërbimit. Ekziston një nevojë e madhe mjekësore, shtoi ai.
Riaz Kureshi po fliste në lidhje me klinikën falas që u hap në Qendrën Islamike të Deltona-s në Debary, e cila është hapur para dy vjetësh.
Për 200 anëtarët e xhamisë, klinika falas është një mënyrë për t’i përmirësuar idetë e gabuara rreth Islamit.
Duke iu drejtuar komunitetit muslimanë me prejrdhje të ndryshme të Debary-it, Riaz Kureshi tha: Të gjithë antarët e komunitetit musliman këtu vijnë për t'u lutur së bashku. Njerëzit këtu janë më të arsimuar dhe ata duan të jetojnë në paqe.
Vlen të përmendet se muslimanët amerikanë kanë ndërmarrë iniciativa të ngjashme më parë në të gjithë vendin. Në vitin 2010, një grup i mjekëve në Ohio hapi Klinikën Drita (Nur) të Komunitetit, duke ofruar falas vizita mjeksore, kontroll mjekësor dhe këshillime për njerëzit pa sigurim shëndetësor apo ndihmë të qeverisë.
Më shumë se një dekadë që nga themelimi i saj, Shoqata Universitare Mjekësore Muslimane (UMMA) tani është duke iu shërbyer rreth 16.000 pacientëve amerikanë nga të gjitha përkatësitë fetare.