Kulturë

Forumi në Kirgistan diskuton Mendimet e Imam Humeinit

Ajetullah Ruhullah Musavi Humeini   روحالله خمینی‎, (1902-1989)
Ajetullah Ruhullah Musavi Humeini روحالله خمینی‎, (1902-1989)

Një forum mbi Mendimet e Imam Humeinit në zhvillimin social dhe ringjalljen e civilizimit Islam do të organizohet nga Qendra Kulturore Iraniane në Kirgistan.

Sipas Organizatës  për Kulturë Islamike dhe Marrëdhënie (ICRO), programi do të mbahet me rastin e përvjetorit të 26-të vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Shoqata e Miqësisë Iran dhe Kirgistan do të bashkëpunojë në mbajtjen e forumit.

Akademia e Shkencave e Kirgistanit do të organizojë programin më 3 qershor 2015.

Programi do të ndiqet nga një numër i figurave akademike, studiues dhe drejtues të organizatave kulturore të vendit. 

Pjesëmarrësit do të diskutojnë rolin e Imam Humeinit (r.a.) në ringjalljen e Civilizimit Islam, ndikimi i Revolucionit Islamik i Iranit në vendet islame, qëllimi i iluminizmit që solli Imam Humeini (r.a.), arritjet e Revolucionit Islamik dhe Imam Humeini (r.a.); një filozof botëror dhe intelektual.

Një libër me titull Imam Humeini (r.a.) dhe Arritjet e Revolucionit Islamik do të përurohet gjatë programit.

Profesor Arushev, ish-rektor i Universitetit Mahmud Kashgari në Kirgistan, është autor i librit.