İran

Marrëveshja nukleare si mjet për depërtim në qendrat ushtarake iraniane

Drejtori gjeneral i Agjencionit ndërkombëtar atomik Yukia Amano prapë ka deklaruar se Irani duhet  të lejojë qasje qendrave ushtarake. Yukia Amano, të mërkurën ka qëndruar në Paris ku u takua me zyrtarët francez. Në bisedë me gazetarët francez ka thënë:” Në rast të kyçjes së Iranit protokollit shtesë, e drejta e Agjencionit nënkupton edhe inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit. Amano ka shtuar se janë të nevojshme muajt të tërë për identifikimin e thelbit të programit atomik iranian. Ai ka shtuar:” Në rast të vështrimit të kundërshtimeve ose kur ekziston dyshimi i arsyeshëm, mund të kërkojmë qasje lokacioneve të papublikuara, e kjo kërkesë mund të zbatohet edhe në qendra ushtarake”.”Disa vërejtje duhet merren parasysh për shkak të ndjeshmërisë së qendrave ushtarake, por IAEA ka drejtë të kërkojë qasje të gjitha lokacioneve, duke përfshirë edhe qendrat ushtarake”.

Lideri i revolucionit islamik, imam Hamnei, javën e kaluar para grupit të studentëve kadet, duke treguar në megalomanin e bisedimeve nukleare, duke përfshirë edhe kërkesën për inspektimin e qendrave ushtarake dhe bisedat me shkencëtarët nuklear iranian, ka theksuar:” Kjo leje me siguri nuk do të epet, dhe se armiqtë le të dinë se populli iranian dhe zyrtarët e tij në asnjë rast nuk do të nënshtrohen para megalomanisë dhe gjuhës së forcës”. Laurent Fabius, ministri francez i punëve të jashtme ka thënë se sipas marrëveshjes nukleare Irani duhet të lejojë vizitë dhe inspektim të qendrave të veta ushtarake. Sipas fjalëve të tij Grupi 5+1 nuk do të nënshkruan marrëveshjen e cila nuk parasheh inspektimin e qendrave ushtarake iraniane.

Abbas Irakçi, këshilltari i shefit të diplomacisë iranian dhe negociatori i shquar iranian nuklear ka thënë se Muhammed Zarif, ministry iranian i punëve të jashtme dhe John Kerry, sekretari shtetëror amerikan, do të takohen të shtunën në Gjenevë dhe do të bisedojnë lidhur me këtë. Bisedimet në mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe SHBA-ve do të ndihmojnë në reduktimin e pengesave të krijuara rishtazi në rrugën e bisedimeve dhe pikave kontestuese lidhur me hartimin e tekstit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Ky do të jetë takimi i parë i ministrave Zarifi dhe Kerryt pas miratimit Ligjit në Kongresin amerikan, qeveria e së cilës është e obliguar të prezantojë raportin lidhur me marrëveshjen me Iranin.

Burimi: globalcir