Hafizët e Iranit fituan vendet e para në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit
Përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit fituan vendet e para në dy kategoritë e Garava të 32-ta Kur’anore Ndërkombëtare që u zhvilluan në Teheran, Iran.
Fituesit e Garave Kur’anore u shpallën të enjten në mbrëmje, pas një jave të konkurrencës intensive.
Juria përzgjodhi hafiz Mehdi Raxhabi nga Irani si fitues i parë në kategorinë e hivzit, mësimit përmendësh të Kur’anit, ndërsa Abdullah el-Refae nga Libia, Asaka Madumu Hassan nga Nigeria, Abubakr Ali Musa nga Uganda dhe Adam Hassan Hussein nga Somalia u radhitën nga vendi i dytë deri në pestin, respektivisht.
Në kategorinë e këndimit të Kur’anit, Hassan Danesh nga Irani zuri vendin e parë. Muhammed Abdul Basit Muhammed Abdul Rahman nga Egjipti zuri vendin e dytë, ndërsa Muhammed Ibrahim nga Pakistani, Xhafar Hassibuan nga Indonezia, dhe Ahmed Abbas Faraxh zunë vendet nga i treti deri në të pestin.
Ceremonia e mbylljes së Garave të 32-ta Kur’anore Ndërkombëtare të Iranit do të mbahet në Teheran të premten.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani do të zyrtarizojë në fund ceremoninë e mbylljes.
Garat e 32-ta Kur’anore Ndërkombëtare filluan në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit, në Teheran të premten, më 15 maj 2015.
Në këto Gara Kur’anore Ndërkombëtare konkuruan hafizë dhe këndues të Kur’anit nga 75 shtete, për të fituar vendet më të larta në dy kategori.
Burimi: IQNA News