Universiteti kinez imponon ndalim të ri për studentet muslimane me shami
Një universitet në qytetin qendror të Kinës, Xian, ka imponuar një ndalim të ri për studentet muslimane me shami, të cilat i urdhëron që ato të heqin shaminë brenda kampusit universitar.
“Ndalimi i shamisë është përhapur tek të gjitha studentet muslimane të grupeve të ndryshme etnike, duke përfshirë ujgurët, kazakët dhe Hui-ët,” tha një student të marten, i cili foli në kushte anonimeti.
Autoritetet pohuan se ndalimi është urdhëruar nga Ministria e Arsimit, shtoi studenti.
Lajmet në lidhje me ndalimin e shamisë në Universitetin Shaanxi në Xian, një qytet me një popullsi të madhe muslimane, së pari u dëgjuan në mujin prill, kur raportohej se nëntë studenteve muslimane u ishte thënë që të heqin shamitë e tyre.
Raportet më vonë thanë se universiteti ka lëshuar një njoftim për ndalimin e shamisë islamike në fillim të këtij muaji.
Një tjetër student mashkull, thuhet, gjithashtu, se është akuzuar për predikime të paligjshme, pasi ai u kap duke lexuar Kur'anin në një kafiteri në të njëjtin universitet muajin e kaluar.
Xian ka parë tradicionalisht disa kufizime për popullsinë e saj multi-etnike, i cili ka të paktën 50.000 banorë mysliman, që i përkasin minoritetit Hui, shumë prej të cilëve jetojnë në rrugët e ngushta të qytetit, rreth Xhamisë së Madhe e cila është xhamia më e vjetër në Kinë.
Që nga muaji prill, 2014, autoritetet e Xinjiang-it do t’u ofrojnë shpërblime në të holla informatorëve të cilët raportojnë për fqinjët e tyre të cilët kanë mjekërr.
Në fillim të muajit, një udhëheqës i lartë i Partisë Komuniste në Kashgar paralajmëroi kundër shamisë islamike.
Përveç kësaj, në muajin dhjetor, 2014, Kina ndaloi mbajtjen e uniformave fetare apo xhybes, shallit, turbanit, fetar-islam në publik në Urumqi, kryeqyteti i provincës Xinjiang.