Amerike

U bllokua ligji për spiunim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy muaj është bllokuar Ligji për zgjatjen e programit i cili i lejonte agjensioneve informative që të grumbullojnë shënime për qytetarët, e i cili në fuqi është gjer më 1qershor. Tani është e njohur se qeveria amerikane grumbullon shënimet e qytetarëve nga telefonat mobile dhe interneti. Në esencë, i kanë në dispozicion praktikisht të gjitha format e komunikimit elektronik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë vendit.  Agjencionet informative thonë se këtë mund të kryejnë, pasi që Kongresi amerikan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ka miratuar të ashtuquajturin Ligjin Patriotik, i cili sipas tyre ju lejon një gjë të tillë.

Por pjesët e këtij Ligji së shpejti bëhen të pavlefshme, duke përfshirë edhe udhëzimin i cili ju ka lejuar të mbajnë informatat themelore të çdo telefoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kënd e thërrasin qytetarët, kur dhe sa gjatë bisedojnë. Alokuesit e këtij programi theksojnë se është i nevojshëm. Programet janë hulumtuar detajisht, i kanë shikuar edhe komisionet tjera të Kongresit dhe Senatit. Nuk kanë gjetur diç të keqe.

“Kanë deklaruar se çdo gjë ka qenë ligjore dhe efikase, e kjo është shumë më kryesore nga  gjithë tjetër”, thotë Jim Hanson nga Qendra për sigurinë politike.

Megjithatë, një gjyqtar federal pikërisht këtë program e ka shpallur antiligjor. Bashkë me këtë, në raportin e kohës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë është theksuar se ky ligj nuk ka sjell rezultate, në këtë përfundim  ka ardhur edhe Këshilli i Pavarur i cili ka shqyrtuar këtë program përgjimi.

“Kanë konkluduar se ky program kurrë nuk ka kontribuar cilit do hetimi për terrorizëm. Asnjë, i dyshuar nuk është identifikuar falë tij, as që është parandaluar ndonjë akt terrorist”, ka thënë Neema Singh Guliani nga Unioni amerikan për liritë qytetare. Por,  Kongresi planifikon të mbajë pjesën më të madhe të këtij programi, me ndryshime të vogla. Kompanitë telekomunikuese do të mbajnë shënimet, e jo qeveria. Në rast se agjentët e spiunimit do të kërkojnë të hulumtojnë, do të duhej për një gjë të tillë të marrin lejen e gjyqit sekret. Gjithashtu do të duhet të cekin saktë çfarë kërkojnë nga hulumtimi i programit të mbajtur me shënime të ruajtura.