Zonja e Parë e Turqisë viziton Qendrën Kulturore në Sarajevë
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan takohet me përfaqësues të qytetit dhe Shoqatën e Nënave të Srebrenicës dhe Zepës
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan ka thënë se udhëheqja e lartë turke është në Bosnje dhe Hercegovinë për të forcuar lidhjet dypalëshe ekonomike.
Emine Erdogan i bëri këto komente të mërkurën gjatë vizitës së saj në Qendrën Kulturore Turke Junus Emre në Sarajevë.
Gjatë bisedimeve me përfaqësues të qytetit dhe Shoqatës së Nënave të Srebrenicës dhe Zepës, zonja e parë rikujtoi se Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan vëren se qëllimi kryesor i vizitës është për të rritur lidhjet ekonomike dypalëshe. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke vizituar Bosnjën dhe Hercegovinën, tha ajo.
Kada Hotic, përfaqësuese e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës dhe Zepës, tha se përparimi ekonomik i fuqishëm i Turqisë është një burim frymëzimi jo vetëm për Bosnje dhe Hercegovinën, por të gjithë rajonin evropian.
Turqia ka bërë shumë progres. Ky vend ka njerëz të mirë. Evropa duhet të mësojë prej tyre. Ky është një vend i begatë. Kjo është arsyeja pse ne shpresojmë që të bëjë përparim sikur e bën kaq mirë sikur e bëri Turqia, tha Kada Hotic.
Më vonë, zonja e parë e vizitoi Biblioteken Gazi Husrev –Bej për të parë një ekspozitë në lidhje me varrezat masive në Bosnje dhe Hercegovinë nga Muhamed Mujkiç.
Ajo gjithashtu vizitoi Kuvendin Komunal të qytetit, ku u pritën me mirëseardhje nga Kryetari i Bashkisë së Sarajevës.
Krzetari i Turqisë dhe zonja e parë mbërritën në Sarajevë në 11:05 mërkurën dhe pritet të largohet në mbrëmje rreth ores 21:00, thanë burimet zyrtare.
Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, Zëvendëskryeministri, Numan Kurtulmus dhe Ministri i Bujqësisë, Mehdi Eker janë gjithashtu pjesë e delegacionit zyrtar të Turqisë, thonë burimet.
Burimi: World Bulletin