Kulturë

Kënduesi i Kur’anit nga Arabia Saudite i përshkruan Garat Ndëkombëtare Kur’anore në Iran si vend për nxitjen e unitetit

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në Garat e 32-të Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Iran e përshkruar organizimin e Garave të Kur’anit të Shenjtë, si një simbol i unitetit në mesin e muslimanëve, si një masë e rëndësishme.

Abdul Mexhid Ahmed Muhammed el-Hamdan ka thënë se Garat Kur’anore  ndihmojnë për të nxitur unitetin islamik veçanërisht të rëndësishëm për shkak të situatës së ndjeshme aktuale në të cilën që po kalon Bota Muslimane.

Ai theksoi se uniteti, solidariteti dhe marrëveshje në Umetit Musliman është mesazhi i parë dhe më i rëndësishëm i Garave Ndërkombëtar Kur'anore.

Kënduesi i Kur’anit nga Arabia Saudite ka shtuar se pjesëmarrësit në këtë ngjarje Kur'anore Ndërkombëtare të cilët janë nga vende të ndryshme të përqëndrohen në mësimin përmendësh dhe këndimin e Kur'anit Fisnik dhe që nuk përmendet përkatësia apo sekti që i përket.

Ai nënvizoi se garat të tilla reflektojnë unitetin e umetit musliman në botë.

Abdul Mexhid Ahmed Muhammed el-Hamdan për më tepër ka lavdëruar kualitetin e Garave Kur'anore të Iranit dhe vlerësoi përpjekjet e organizatorëve.

Ai tha se kënduesit e Kur’anit që kryen këndimin  e tyre në ditën e parë dhe të dytë të garave kanë bërë një punë shumë të mirë, duke shtuar se Garat Kur’anore  janë një vend i sigurtë për të mësuar në lidhje me stilet më të mira dhe teknikat e këndimit të Kur'anit.

Sa i për aktiviteteve të tij Kur'anore, Abdul Mexhid Ahmed Muhammed  el-Hamdan ka thënë se ai ka marrë pjesë në gara të ndryshme Kur'anore në rajonin Katif të Arabisë Saudite, por se kjo është pjesëmarrja e tij e parë në një Garë Ndërkombëtar të Kur'anit.

Edicioni i 32-të i Garave Ndërkomëtare të Kur’anit  në Republikës Islamike të Iranit filluan në Teheran ditën e premte, 15 maj, në një ceremoni të ndjekur nga zyrtarë të lartë, ku ishte edhe kryetari i Iranit, Hassan Rouhani.

Rreth 120 këndues dhe hafizë të Kur'anit 75 shtete konkurojnë në dy kategoritë e garave,  përkatësisht mësimin përmendësh dhe këndimin e  Kur'anit, për shtatë ditë.

Garat Ndërkombëtare të Kur'anit mbahen për çdo vit për të inkurajuar publikun për të lexuar Kur'anin e Shenjtë dhe për të praktikuar mësimet e tij.

Garat Kur’anore Ndërkombëtare  organizohen nga Organizata për Çështje  Fetare dhe Bamirësie e Iranit  dhe përfundojnë më 21 Maj 2015.

Burimi: IQNA News