Fjalimi i Plotë i Udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei mbi “Meb’athin” (Paracaktimin Profetik të Muhammedit (s.a.u.s.)
Fjalimi, të cilin do ta ndiqni të plotë më poshtë, është fjalimi i plotë i mbajtur i Udhëheqësit të Revolucionit Islam Iranian, Ajetullah Sejjid Hameneit, në përkujtimin e Festës së Madhe “Meb’ath” (Paracaktimi Profetik i Muhammedit (s.a.u.s.)më 16 maj 2015.
“Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.
Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian, Sejjid Ajetullah Hamenei shprehu: “Lërmëni që t’ipërgëzoj të tërëve ju, të pranishmëve, të ftuarve të nderuar, të tërë kombit fisnik iranian dhe mbarëmuslimanëve të botës, për këtë Eid (Festim) madhështor dhe historik. Gjithashtu i përgëzoj të tërë ata, të cilëve u rreh zemra për drejtësi, njerëzi dhe liri. Paracaktimi profetik i Muhammedit (s.a.u.s.) është një ditë feste, jo vetëm për muslimanët, por për mbarë njerëzimin. Festimi dhe përkujtimi i paracaktimit profetik të Muhammedit (s.a.u.s.) është arsyeja kryesore, që na shtyn të meditojmë dhe të nxjerrim mësime për mirë, nga ky paracaktim profetik. Ky i fundit, nuk është thjesht një përkujtim i një ngjarje historike, e cila i përket së shkuarës, por është përkujtimi i ngjarje, e cila pasqyrohet vazhdimisht në të tëra epokat historike.
Nga përmbledhja e buqetës së madhe, të mësimeve të paracaktimit profetik, për ditën e sotme zgjodha pikërisht sqarimin e çështjes së luftës kundër padijes. Në letërsinë islame, epoka e padijes përkufizohet me epokën para, paracaktimit profetik të Muhammedit (s.a.u.s.) Megjithatë ne nuk duhet të përfytyrojmë se, padija kishte hedhur rrënjë vetëm në Gadishullin Arab dhe tek arabët të cilët jetonin në qytetin e Mekkes së Nderuar dhe Medines së Ndriçuar, pra vetëm në rajonin e Hixhazit. Përkundrazipadija kishte pushtuar territore të gjëra gjografike, duke u nisur nga ish Perandoria Romake e Lindjes (Bizantine) deri tek territoret gjeografike të ish Perandorisë Sasane (më pas Perse). Islami dhe paracaktimi profetik i Muhammedit (s.a.u.s.) erdhën pikërisht për të luftuar këtë padije të madhe. Ne nuk duhet të mendojmë për termin padije thjesht si mungesa e dijes, sepse në terminologjinë dhe letërsine islame, termi padije përmban një kuptim shumë më të gjërë se i lartpërmenduri. Si rrjedhojë pohojmë se, mungesa dhe mosekzistenca e dijes është pjesë përbërëse e padijes, por në një kuptim më të gjërë. Padije do të thotë mbretërimi dhe sundimi i fuqisë së shfrenuar tëdëshirave materialiste dhe epsheve seksuale të qënieve njerëzore me njëra-tjetrën. Ja pra ky është kuptimi i vërtetë i termit padije. Me fjalë të tjera padija, konceptohet në këndvështrimin e klasës udhëheqjes së shoqërisë njerëzore, nga dëshirat epshore trupore, veçanërisht të klasës udhëheqëse të një shoqërie. Klasa udhëheqësemundëson zhdukjen e virytit dhe moralit, duke i zëvendësuar këto vlera të larta fisnike, me prirjet e tyre shtazarake dhe të ulëta.
Sqarimi i sipërcituar është vetëm një pasqyrim i vogël, nga jeta e njerëzve të paditur arabë në epokën e padijes. Në njërën anë në Gadishullin Arab, mbretëronte shfrenimi i pakufizuar i dëshirave materaliste dhe epsheve seksuale dhe i të tërë dukurive negative të ngjashme me këto.Kjo gjendje e mjerë e padijesnuk kishte përfshirë vetëm popujt e Gadishulli Arab, por kishte ngulur kthetrat e saj mizore,në mbarë popujt e rajonit të Lindjes së Mesme. Këta popujishin zhytur në llumin e pasioneve kafshërore, në një mënyrë të shfrenuar. Ndërsa në anën tjetër, na shfaqen përpara syve të njëjtët popuj, të cilët u ishin nënshtruar tërësisht epsheve të tyre, duke tejkaluar çdo cak dhe kufi të egërsisë, shkatërrimit dhe derdhjes sëgjakut. Ata shkuan aq larg deri në atë masë, sa të vrisnin edhe vetë fëmijtë e tyre. Në Kur’anin Famëlartë thuhet:“Mjerë ata të cilët vranë fëmijët e tyre, sepse ata do të jenë në humbje”.Ata ishin njerëz idiotë dhe të paditur. Dukuria e vrasjes së vetë fëmijëve të tyre shkon përtej çmendurisë, sepse kjo çmenduri mund tëkrahasohet vetëm me padijen. Popujte paditur arabë, shkuan në një nivel të papërfytyreshëm,përderisa vranë pa treguar as shenjën më të vogël të mëshirës, fëmijtë dhe gratë e pafajshme të popujve të tjerë. Ata madje vranë dhe vetë fëmijtë e tyre. Ja pra kjo është padija. Në njërën anë epshet seksuale, ndërsa në anën tjetër tërbimi, i cili ishte një burim i pashtershëm i nxitur nga kushtet e jetesës, të cilat ishin tepër armiqësore dhe ndjenjat e shfrenuara të këtyre popujve, i shndërruan këta popuj të paditur arabë, në kafshë me dy këmbë. Islami erdhi që të ndryshonte këtë gjendje. E njëjta gjendje ekzistonte edhe në oborret perandorake, të ish Perandorisë Romake të Lindjes (Bizantine) dhe në atë të ish Perandorisë Sasane (më pas Perse). Islami erdhi për t’i dhënë fund kësaj gjendje shtypëse dhe kësaj të vërtetë të shëmtuar. Islami është emëtues paralajmërimi për mbarë botën, sepse ai ua drejton paralajmërimin e tij mbarë botës. Ky pra është mesazhi i Islamit.
Megjithatë në ditët e sotme padija vazhdon të ekzistojë ende, ajo që duhet të bëjmë ne është të hapim sytë dhe të pranojmë atë. Themi me bindje të plotë se edhe në ditët e sotme, koncepti i padijes vazhdon të mbretërojë,nëpërmjet dëshirave materialiste, epsheve seksuale dhe shthurjeve të shfrenuara të çdo lloji. Në ditët e sotme, arsyeja e ndjekjes së epsheve, tek popujt perëndimorë është prirja seksuale. Ne shtrojmë pyetjen: “Përse ju perëndimorët, nxisni homoseksualitetin dhe marrëdhëniet seksuale të së njëjtës gjini?” Ndërsa perëndimorët përgjigjen: “Epo, kjo është një prirje njerëzore”. Ja pra se cila ështëarsyeja e tyre. Popujt perëndimorë, nuk ndalen përpara asgjëje por shkojnëpërpara, në përmbushjen e epsheve të tyre seksualë dhe të shthurjeve të shfrenuara, tëçdo lloj epshi shtazarak. Për sa i përket egërsisë së popujve perëndimorë, themi se ata tejkalojnë çdo lloj vize të kuqe dhe kjo gjendje është mëse e qartë. Të tërë ne e dimë se, ata vrasin qënie njerëzore të pafajshme, shtypin kombe të cilët nuk i kanë bërë asgjë të keqe. Ja pra, tek na shfaqet përpara syve padija që ekziston në ditët e sotme, padija bashkëkohore. Dallimi mes padijes bashkëkohore të ditëve të sotme dhe padijes së hershme të popujve të paditur arabë, qëndron në faktin se, kjo e ditëve të sotme është e pajisur dhe e armatosur me armën e shkencës dhe të diturisë. Shkenca e cila në vëtvete, duhet të jetë një mjet në shërbim të shpëtimit të njerëzimit, është shndërruar në një mjet poshtërimi për njerëzimin dhe shoqëritë njerëzore. Në ditët e sotme, ata njerëz të cilët po frikësojnë botën, e bëjnë këtë nëpërmjet diturisë së tyre. Arma e prodhuar nga ata, është një prodhim i diturisë. Mjetet e tyre të mençurisë, mjetet e tyre të sigurisë, mjetet e tyre në masë të masmedias, janëprodhime të shkencës dhe të tëra këta mjete, u shërbëjnëepsheve seksuale dhe tërbimit të shfrenuar të këtyre lloj njerëzve. Kjo është gjendja botërore, e popujve perëndimorë të ditëve të sotme. Shoqëritë muslimane, po përballen me këtë të vërtetë të hidhur, për këtë arsye ato duhet ta ndiejnë dhe ta kuptojnë këtë të vërtetë.
Në ditët e sotme padija është riprodhuar në një nivel shumë të lartë, ndërsa dëmi i saj është njëqind madje njëmijë herë më i madh, se ai i padijes së hershme të popujve të paditur arabë. Megjithatëfalenderimi i takon Allahut (xh.sh.) qënë ditët e sotme edhe Islami është gjithashtu i pajisur me dituri. Fuqia e madhe islame është përhapur në mbarë rruzullin tokësor, duke fituar përparësi ndaj disa veglave të ndryshme të popujve perëndimorë. Për sa i përket shpresës së suksesit, shpresës së triumfit, kundër strategjive armike, pohojmë se tanimë ajo është një shpresë e lartë dhe jo pa rëndësi. Popujt muslimanë, duhet të pajisen domosdoshmërisht, me dy cilësi fisnike si “largpamësia” dhe “vendosmëria dhe këmbëngulja”.
Ndonëse duke qenë të sinqertë citojmë se, bota islame në ditët e sotme është në një gjendje tejet kritike. Mjafton që të vështroni panoramën e gjendjes sështeteve muslimane, duke u nisur që nga rajoni ynë iranian, duke vazhduar në Lindje në Pakistan dhe Afganistan, pastaj duke kaluar në Perëndim në Libi, Siri, Liban, Palestinë dhe Jemen, vërejmë së këto shtete muslimane janë në gjendje të mjerueshme. Për sa i përket shteteve muslimane të rajonit tëAzisë Perëndimore dhe shteteve muslimane të Afrikës Veriore, themi se ata po përballen me probleme të shumta, në ditët e sotme. Këto shtete muslimane, po përballen me probleme të tilla si problemi i pasigurisë, problemi i vëllavrasjes dhe problemi i epërsisë së grupeve terroriste të pamëshirshme ndaj tyre.Por problemi kryesor, me të cilin klëto shtete muslimane po përballen,është problemi i komplotëve të pacipë të Fuqive të Mëdha Perëndimore, të udhëhequranga Sh.B.A.-ja. Kjo e fundit ndërhyn në zona tëndryshme të globit, më arsyetimin e mbrojtjes së interesave të saj kombëtare dhe bën çdo lloj gjëje që dëshiron. Edhe kjo dukuri është një trajtë tejtër, e epsheve dhe tërbimeve të lartpërmendura. Ja pra kjo është fytyra e vërtetë e Sh.B.A.-së. Kjo fytyrë pasqyrohet, duke vrarë dhe masakruar qënie njerëzore të pafajshme dhe duke mbështetur grupet terroriste kundër muslimanëve.
Për hir të së vërtetës, duhet t’i çjerrim maskën propagandës së tyre masive dhe t’i themi troç të tëra krimet dhe vrasjet e bëra nga popujt perëndimorë nën maskime të ndryshme. Ish kryeministri britanik Uinston Çurçilli, ky ish politikan i njohur të cilin iranianët e njohim mirë, ka një thënie cila përmban një ironi të çuditshme. Ai thotë: “E vërteta është kaq e vyer, aq sa njerëzit duhet patjetër ta mbulojnë dhe ta fshehin atë nën një një mal gënjeshtrash”. Le të kthjellohemi për një çast tek arsyetimi i tij. Gënjeshtrat, propaganda e rremë dhe thënia e diçkaje, e cila është plotësisht e kundërtae vërtetës,janë dukuri të cilat ne i përjetojmë në jetët tona të përdishme, tek politikak mashtruese të masmediave të popujve perëndimorë.
Në ditët e sotme Sh.B.A.-ja ka ngritur aludiminse po lufton kundër terrorit, por faktet tregojnë të kundërtën. A nuk është pikërisht Sh.B.A.-ja, shteti i cili ka krijuar grupet e terrorit më të pamëshirshme në botë duke i financuar ata?! A nuk është Sh.B.A.-ja, shteti i cili ka krijuar Daishin (ISIS-in Shteti Islami i Irakut dhe i Sirisë)?! Sh.B.A.-ja ka rrëfyer ka duke pranuar hapur se, është pikërisht ky shtet, i cili ka patur rolin kryesor në krjimim, financimin dhe mbështetjen ndaj Daishit. A nuk është Sh.B.A.-ja, shteti i cili krijoi grupe terrori të vogla dhe të mëdha të ngjashme me Daishin(ISIS-in Shteti Islami i Irakut dhe i Sirisë), të cilat shkaktuan shumë dëme në Irak, Siri dhe në shtete të tjera muslimane?! A mund ta gjeni se, nga cili shtet vijnë armatimet ushtarake, municionet luftarake, plumbat dhe të ardhurat financiare, të cilat shkojnë në xhepat e teroristëve dhe kriminelëve?! A mund ta gjeni se, nga cili shtet vijnë të tëra këto të ardhura?! Cilët janë këta njerëz, të cilët sundojnë politikat amerikane dhe mbështesin grupet e terrorit më të e pamëshirshme dhe të rrezikshme ne rajonin e Lindjes së Mesme?! A keni ndonjë dyshim se, bota e pacipë perëndimore ka luajtur rolin kryesor, në krijimin, shpërndarjen, ndihmën dhe mbështetjene terroristëve në rajonin iranian dhe atë të Lindjes së Mesme?! Nëse do të ngrini sytë, do të shihni se kjo dorëdjallëzore dhe gjakatare e armiqve të Islamit,është shumë e zënë në krijimin e rasteve të terrorit. Cili është ai shtet,i cili po mbështet hapur regjimin e rremë cionist, i cili është duke vënë nën një trysni të madhe territoret dhe popullin palestinez në Rripin e Gazës dhe në Çisjordani?! Cili është ai shtet, i cili po i mbështet me çdo lloj mjeti çifutët e ndyrë?! Cili është ai shtet, i cili po i pastron udhën këtyre të fundit për shfarosjen në masë të palestinezëve?! Këto shtete janë Fuqitë e Mëdha Perëndimore, të udhëhequra nga Sh.B.A.-ja! Porduke u gjendur me shpatulla pas murit, shtetet perëndimore dalin në shesh, me parrullat e tyre si “Ne jemi kundër terrorit” dhe “Ne jemi kundër Daishit”. Por, të tërë ne e dimë shumë mirë se, ata po gënjejnë hapur duke u munduar të na hedhin hi syve, duke mos thënëtë tvërtetën. Ja pra kjo është padija! Kjo është padija e cila vazhdon të ekzistojë në botën e sotme.
Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm. Vëllezër të nderuar, populli i nderuar iranian, bashkësia muslimane e nderuardhe udhëheqës të shteteve muslimanë! Dijeni mirë se ne mund t’i kundërpërgjigjemi kësaj padije! Në ditët e sotmepolitikat dashakeqe dhe të pacipa perëndimore, kanë për synim zhvillimin e luftrave të ligjëruara të pafund në rajonin iranian. Duke u mbështetur në interesat e tyre kombëtare, ata i fryjnë zjarrit të shteteve të rajonit, ose të qarqeve të caktuara,duke bërë të mundur që këto shtete të luftojë kundër njëri-tjerit.Qëllimi i fshehtë i Fuqitë të Mëdha Perëndimore, qëndron në fakin se ndërsa ne shtetet e rajonit të Gjirit Persdhe ata të Lindjes së Mesme, të luftojmë kundër njëri-tjetrit. Ndërsa ata mund të mbushin xhepat e shoqërive të tyre, të cilat prodhojnë armë dhe mund tëndreqin disi politikat e ekonomisë së tyre, thuajse të falimentuar. Ja pra cili është qëllimi i tyre, prandaj ne duhet tëtregohemi të kujdesshëm. Ata flasin për sigurinë e rajonit të Gjirit Pers. Lërmëni t’iu sqaroj se, para së gjithash siguria në Gjirin Pers,është në të interesin e përbashkët të tërë shteteve të Gjirit Pers. Ne, shtetet përbërëse të Gjirit Pers, kemi një interes të përbashkët. Ne jemi fqinj dhe është në interesin tonë të përbashkët, siguria në vendin ku jetojmë. Nëse Gjiri Pers është i sigurtë, të tërë ne do të ndihemi të sigurtë dhee kundërta nëse Gjiri Pers është i pasigurtë, të tërë ne do të ndihemi të pasigurtë. E thënë ndryshepasiguria e Gjirit Pers,do të thotë pasiguri për të tërëne, pra shtetet e rajonit. Ruajtja e sigurisë së Gjirit Pers, i përket shteteve të Gjirit Pers, sepse tek e fundit këto troje janë atdheu dhe shtëpia jonë. Vallë cila na qënka Sh.B.A.-ja që vjen deri në shtëpitë tona, pa u ftuar nga askush dhe na flet për problemet e Gjirit Pers duke u orvatur të rekrutojë aleatë?! Qeveria amerikane nuk synon ruajtjen e sigurisë në Gjirin Pers, përkundrazi ajo synon vetëm ruajtjen dhe vazhdimin e interesavetë tyre kombëtare. Sh.B.A.-ja nëse e sheh të arsyeshme, mundohet të shkaktojë pasiguri dhe trazira në shtetet e Gjirit Pers dhe atë të Lindjes së Mesme.
Ndërsa nëditët e sotme është pikërisht Sh.B.A.-ja, ajo e cila e ka shkaktuar pasiguri në Jemen. Sh.B.A.-ja e ka shndërruar Jemenin, në një fushë masakrash kundër fëmijëve dhe grave të pafajshme. A nuk është kjo pasiguri?! Cili është ai shtet, i cili po e mbështet këtë pasiguri?! Themi me bindje të plotë se ky shtet është Sh.B.A.-ja! Fatkeqësisht kjo e fundit, e ka zbatuar dukurinë e pasigurisë, duke mashtruar shtete arabe, të cilat në dukje janë shtete muslimanë. Truri i këtij mashtrimi të madh, është pikërisht Sh.B.A.-ja, sepse është pikërisht ky shtet, i cili përhap në masë terrorin në tërë rruzullin tokësor.
Tani dua që t’i kushtoni rëndësi, aludimit të Fuqive të Mëdha Perëndimore, kur thonë se është Republika Islame Iraniane, ajo që mbështet terrorin. Ne iu kundërpërgjigjemi duke thënë se, Republika Islame Iraniane e ka luftuar terrorin duke i dhënë një shuplakë të fuqishme në fytyrë. Në republikën tonë, terrori mbiu nëpërmjet parave të armiqve tanë dhe nëpërmejt komploteve të pacipa të Sh.B.A.-së. Por populli trim iranian e goditi dhe do të vazhdojë ta godasë, terrorin mu në mes të kokës.
Ne kemi bashkëpunuar ngushtë, jo vetëm me ata të cilët e kanë luftuar terrorin në shtetin tonë, por edhe ata të cilët e luftojnë këtë të fundit në Irak, në Siri dhe në Liban. Ne gjithmonë jemi kundra terrorit. Lërmëni t’iu them se cionistët çifutë, janë terroristët më të egër, më të rrezikshëm dhe më të pamëshirshëm në rajonin e Lindjes së Mesme. Ndërsa ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë kundër cionistëve çifutë. Ndërsa në ditët e sotme, presidenti i Sh.B.A.-së Barak Obama, thotë se Republika Islame Iraniane mbështet terrorin. Por e vertëta qëndron gjetkë, sepse është pikërisht Sh.B.A.-ja, shteti i cili mbështet terrorin e qeverisë cioniste çifute. Sh.B.A.-ja, është shtetii cili jo vetëm krijoi,mbështeti dhe ende vazhdon të mbështesë Daishin(ISIS-in Shteti Islami i Irakut dhe i Sirisë), por mbështet edhe terroristët e Ushtrisë së Lirë Siriane, që luftojnë në Siri, El-Kaiden (Al-Kaeda), Nusran etj. Këta terroristë djegin njerëz të gjallë, u presin kokat dhe u shqyejnë gjokset kufomave, u nxjerrin zemrat jashtë dhe u hanë ato. Sh.B.A.-ja,është shteti i cili mbështet të tërë këta terroristë. Avionët tuaj ushtarakë pa pilot,shkatërruan shtëpitë e njerëzve në Afganistan, Pakistan dhe në Irak, duke i shndërruar ceremonitë e tyre martesore ne cermeoni funerale. Ju jeni ata, të cilët kryeni aktet terroriste, sepse terrori është një shpikje e juaja. Megjithatënë ditët e sotme, presidenti i Sh.B.A.-së Barak Obama, thotë se Republika Islame Iraniane mbështet terrorin.Por ne kundërpërgjigjemi duke thënë se terrori është njëvepër e juaja. Ndërsa ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë kundër terrorit. Ne jemi kundër çdo lloj shtypje të kombeve, ashtu siç është populli jemenas në ditët e sotme. Asnjë lloj shtypje nuk është më e madhe se, zhvillimi i luftës në muajte ndaluar, si për shembull në muajin hënor Rexheb në të cilin ju vratë muslimanët. As të pafetë kurejshë, nuk luftuan në muajin e ndaluar hënor Rexheb kundër muslimanëve.
Në ditët e sotme po përjetojmë një epokë edhe më të egër se epoka e padijes së popujve të paditur arabë. Terroristët e sotëm amerikano-sauditë, kanë veshur me veshje të zeza, familjet jemenase gjatë muajit të ndaluar hënor Rexheb. Bashkëpunëtorët amerikano-sauditë, sulomjnë një qytet jemenas njëqind ose dyqind herë herë nëditë me asyetime nga të kota, me fakte të gabuara dhe me aludime qesharake. Në ditët e sotme, populli jemenas dhe populli bahrejnas po përjeton shtypjen e rëndë, të zgjedhës amerikano-saudite. Populli palestinez,ështëi plagosur rëndë, me një shtypje të zgjatur.Populli palestinez për shumë vjet rresht, është vënë nën trysni të madhe. Ne mbështesim popujt e shtypur, me sa mundësi që kemi dhe deri në skaj të aftësive tona, sepse mbështetja ndaj tyre është detyra jonë. Islami na mëson, që të të bëhemi armiq të shtypësit dhe të bëhemi miq të të shtypurit. Kjo ështëedhe këshilla, që nduhet ndjekur nga Prijësi i Katërt i Besimtarëve Muslimanë Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) Ne nuk mbështesim parrullën: “Ndihmoje vëllain tënd edhe kur është shtypës edhe kur është i shtypur”. Kjo është një parrullë e epokës së padijes. Popujt arabë të paditur, e kishin bërë zakon që ta mbështesnin vëllain e tyre edhe kur ai ishte shtypës edhe kur ai ishte i shtypur. Por Kur’ani Famëlartënuk e thotë një gjë të tillë, madje as mësimet islame, të cilat e kanë ndaluar këtë dukuri. Ndërsa ne pohojmë se, cilido qëështë shtypës duhet të luftohet, në mënyrë që shtypja e tij të marrë fund dhe cilido qëështë i shtypur duhet të ndihmohet dhe të mbështetet.
Shtetet e rajonit të Gjirit Pers dhe ata të Lindjes së Mesme duhet te tregohen të kujdesshëm. Politikat e ndërlikuara të armiqve të Islamit, qëndrojnë në faktin e frikësimit të këtyre popujve dhe më pas në mundësimin e luftës kundër njëri-tjetrit. Duke e bërë këtë Fuqitë e Mëdha Perëndimore, synojnë që të sjellin këtu shoqëritë perëndimore dhe të ngjashmet me to, me qëllim që të shfrytëzojnë burimet natyrore dhe minerare të trojeve tona. Por duke mos harruar këtu, ruajtjen e paprekur të regjimit cionist çifut. Ata orvaten që të krijojnë një armik te rremë, duke vënëRepublikën Islame Iraniane kundër shteteve arabe, duke vënë grupet e ndryshme etnikekundër njëri-tjetrit dhe duke vënëbotën shiite kundër botës sunnite. Këto janë politikat e pacipa dhe të fshehura të qeverive perëndimore, të udhëhequra nga Sh.B.A.-ja. Këto politika duhet tëluftohen domosdoshmërisht, për tëruajtur sigurinë në rajonin tonë. Në të vërtetë luftimi i këtyre politikave të pacipa dhe të egra, do tëthotë luftimi i padijes. Kjo e fundit e ditëve të sotme është e dhunshme, e pamëshirshme dhe e egër, e cila është e pajsur me të tëra mjetet e duhura. Për këtë arsye, themi se kjo padije duhet luftuar me mençuri, vetëm ashtu siç ka ditur të bëjë, bën dhe do të vazhdojë të bëjë, populli bujar, fisnik, i nderuar dhe trim irianian.
Fatmirësisht popujt erajonit të Gjirit Pers janë zgjuar. Citojmë se dikur Zgjimi Islam ishte i përkohshëm, por tanimë askush nuk mund ta ndalë hapin e Zgjimit Islam dhe se askush nuk mund ta shtypë atë. Populli i nderuar iranian është zgjuar. Shumë shtete të rajonit të Gjirit Pers janë zgjuar dhe janë të vetëdijshëm mbi këtëgjendjen. I tërë falenderimi i takon Alahut (xh.xh.) i Cili mundëson zgjimin e bashkësisë muslimane. Natyrisht armiqtë e Islamit, mund të sundojnë për një kohë të shkurtër, por kjo është një mundësi e dhënë për ligësinë e tyre. Në ditët e sotme, këto çështje janë kthyer në detyra parësore, të cilave ne duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe në përkujtimin e paracaktimithyjnor të Muhamedit (s,a.u.s.) Kjo është një arsye më shumë, e cila na nxit që të kujdesemi dhe të mos harrojmë detyrën ndaj bashkëissë muslimane, duke mos lënë pas dore fuqinë dhe rëndësine e bashkësisë muslimane. Theksojmë se fuqia e bashkësisë muslimane është shumë e madhe dhe kjo fuqi mbështetet në faktin se, gjatëtërë këtyre viteve ajo është përballë me tërë fuqinë e saj, kundër regjmeve shtypëse perëndimore. Fuqia e bashkësisë muslimane i zmbrapsur fuqishëm këta të fundit. Fuqitë e Mëdha Perëndimore për 35 vjet me radhë, janë duke luftuar pa sukses, kundër Republikës Islame Iraniane, e cila është udhëheqësja e Zgjimit Islam. I tërë falenderimi i takon Allahut (s.u.t.) deri më tani. Ata kanë humbur dhe në dashtë Allahut (a.u.x.h) do të vazhdojnë të humbasin edhe në të ardhemn.
Zot i Gjithëpushtetshëm! Përcilli përshëndetjet dhe mëshirën tënde,mbi të tërë tuaja dëshmorët e kësaj udhe të drejtë dhe mbi të tërë ata, të cilët luftuan në këtë udhë të drejtë. Zot i Gjithëpushtetshëm! Ringjalle Imamin tonë të madh Sejjid Ajetullah Hamenein, i cili na mësoi këto mësime të vyera dhe na hapi sytë në udhën e drejtë, me kujdestarët e tij të shenjtë, me dëshmorët e nderuar të Muhammedit (s.a.u.s.) Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut (xh.sh.) qofshin mbi ju.
Burimi: Press TV