Kënduesi i Kur’anit nga Afganistani vlerëson qeverinë iraniane për aktivitetet Kur'anore
Një këndues i Kur'anit nga Afganistani ka lavdëruar Republikës Islamike të Iranit për përpjekjeve për të promovuar aktivitetet Kur'anore.
Sejjid Muhammed Kabir Hajdari, i cili përfaqëson vendin e tij në edicionin e 32-të të Garave Ndërkombëtar të Kur'anit në Iran, shtoi se ai ishte i befasuar kur e pa kryetarin e Iranit si pjesmarrës në seancën e hapjes së Garave Kur’anore dhe se kjo nënkuptonte rëndësinë që qeveria e Iranit i jep programeve Kur'anore.
Sejjid Muhammed Kabir Hajdari tha se ai është i nderuar që po merr pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare Kur'anore të Iranit.
Kënduesi i Kur’anit nga Afganistani më tej iu referua aktiviteteve të tij Kur'anore, duke thënë se, i inkurajuar nga prindërit e tij, ai filloi të mësoi Kur'anin në një moshë të re.
Ai tha se ka shumë qarqe Kur'anore në Afganistan dhe një Garë Kur'anore mbahet çdo vit në mesin e studentëve të këtyre qarqeve.
Unë kam ardhur për herë të parë në Garat Ndërkombëtare Kur’anore këtë vit dhe u zgjodha për të përfaqësuar Afganistanin në Garat Kur'anore të Iranit, tha ai.
Diku tjetër në fjalën e tij, Sejjid Muhammed Kabir Hajdari tha se ai e pëlqen këndimin e Kur’anit nga hafizët egjiptian dhe se ai ka qenë i frymëzuar nga këndimi i bukur i Kur’anit nga Mjeshtri, Hafiz Shahat Muhammed Anvar.
Edicioni i 32-të i Garave Ndërkombëtar të Kur'anit në Iran ka filluan në Teheran ditën e premte, 15 maj 2015, me një ceremoni të përcjellur nga zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.
Rreth 120 këndues dhe hafiz të Kur'anit nga 75 vende do të konkurojnë në dy kategoritë e garave gjatë shtatë ditëve.
Burimi: IQNA News