Lufta e Ftohtë kundër muslimanëve britanikë nën maskën e kundër terrorizmit
Shumica në komunitetin musliman britanik kanë frikë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sepse është e përfshirë në një 'Luftën të Ftohtë' kundër tyre nën maskën e kundër-terrorizmit dhe rrezikut në rritje të radikalizimit, sipas një nga konservatorët më të lartë musliman.
Duke iu referuar fitores së Tory-it, Warsi paralajmëroi në një editorial të Guardian-it, në vend se Britania të hynë në një epokë të re të kohezionit dhe të bashkimit, futja e strategjive autoritare kundër-terrorizmit kanë dëmtuar vlerat tona, por, megjithatë, nuk na bënë të ndjehemi më të sigurt .
Duke iu referuar kryesisht legjislacionit të ri mbi ekstremizmin jo të dhunshëm, Warsi tha se “gjurma e vogël,” e politikës së sigurisë dhe kundër terrorit është thellësisht shqetësuese, raportoi RT.
Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër kriminalizimit të mendimit.
Ne jemi duke thënë se mbrojtja jonë dhe liritë tona mund të sigurohet vetëm me shkurtim të lirisë. Dhe beteja e ideve nuk është luftuar dhe fituar nga idetë më të mëdha dhe më të mira, por duke ndaluar, duke heshtur nëpërmjet legjislacionit dhe sigurimin e komuniteteve.
Ajo tha se nëse ekstremizmi nuk trajtohet siç duhet, me përkushtim politik dhe financimin adekuat, ne nuk do të humbasim jo vetëm një gjeneratë të muslimanëve britanikë, por edhe tjera, gjithashtu, të cilët do të ndjehen se ata nuk i përkasin dhe as që ata kanë ndonjë interes në Britaninë e larmishme dhe të ndryshueshme.
Ajo argumentoi se për të ecur përpara qeveria duhet të zbatojë legjislacionin kundër-terrorit në mënyrë të barabartë dhe në mënyrë konsistente dhe të marrë parasysh, ndër të tjera, pjesët e mira dhe të këqija të historisë britanike, ndërsa përballen me faktin se komunitetet muslimane britanike janë në një fazë të tranzicionit në përcaktimin vetes së tyre, dhe janë duke luftuar për të marrë këtë të drejtë.
Ajo dha një paralajmërim të zymtë që për shumë muslimanë britanikë ekziston një perceptim i rrënjosur që qeveritë kanë ndjekur politika të stilit të Luftës së Ftohtë kundër tyre.
Asnjë nga këto mesazhe që lehtë dëgjohen, por në qoftë se ne jemi serioz për të fituar betejën për një vend më koheziv, atëherë ne duhet të dëgjojmë.
Derisa Warsi lë punën e saj në zyren e ministrisë së jashtme, vitin e kaluar mbi trajtimin e Britanisë së Madhe në luftën e zhvilluar kundër Gazës nga aleati rajonal i Britanisë, Izraeli, ajo ishte politikanja më i lartë muslimane në Britani.
Ajo nuk është figura e parë e lartë që ka vënë në dyshim efikasitetin e politikës së terrorizmit qeveritar.
Në muajin janar, ish-shef i inteligjencës britanike paralajmëroi Kundër Terrorizmit dhe Ligjit të Sigurisë të qeverisë se mund të kufizojnë lirinë e fjalës në universitete.
Baronesha Manningham-Buller tha se mendimet ekstremiste duhet të ekspozohen, sfidohen dhe të kundërshtohen në vend se të ndalohen.
Komentet e saj pasuan një raport nga Komiteti i Përbashkët për të Drejtat e Njeriut në fillim të atij muaji, i cili paralajmëroi ligjet e reja kundër terrorizmit që do të kufizojë lirinë e fjalës në kampuset universitare.
Në atë kohë, akademikë të lartë kanë bërë thirrje për një fushatë kundër projekt-ligjit, duke argumentuar se ligji mund të shdërroi stafin e universitetit në policinë e mendimit.
Burimi: IQNA News