Rritje e madhe e Islamofobisë në Evropë
Një total prej 47.210 krimeve raciste janë raportuar në të gjithë Bashkimin Europian në vitin 2013, një organizatë anti-raciste paralajmëron se kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse shumë krime nuk raportohen.
Gratë muslimane, njerëzit me prejardhje afrikane / evropianët e zi dhe romët është raportuar të jenë më në rrezik nga krimet e motivuara nga pikëpamja racore.
Raporti, i pari i këtij lloji i cili shqyrton krimet raciste të bazuara në hulumtimet e shoqërisë civile në krahasim me raportet zyrtare të shtetit, është kryer nga Rrjeti Evropian Kundër Racizmit (ENAR). Vetëm një e treta e vendeve të BE-së kanë regjistruar dhe publikuar informacion mbi krimet raciste për vitin 2013.
Raporti thotë se ka pasur një rritje të konsiderueshme të dhunës gjatë viteve të fundit, kjo i atribuohet rritjes së krizës ekonomike dhe rritjes se partive të ekstremit të djathtë dhe të gjuhës së urrejtjes në diskursin politik. Rrjeti Evropian Kundër Racizmit (ENAR) beson se shifrat për vitin 2014 do të tregojë normat e edhe më të larta të krimit racist, për shkak të konfliktit në Gaza verën e kaluar dhe sulmeve të Charlie HEBDO në Paris në fillim të këtij viti.
Krimet islamofobe janë në rritje në Francë, Angli dhe Uells, thotë raporti. Ndër zbulimet më tronditëse janë femat muslimane të cilat kanë më shumë gjasa të jenë viktima të krimeve islamofobe se sa meshkujt, dhe këto krime janë më shpesh fizike dhe shumë të dhunshme. Sipas grupit kundër islamofobisë në Francë (CCIF), 78% e viktimave të islamofobisë në Francë ishin femra në vitin 2013.
Raporti jep shembullin e një femre 21-vjeçare muslimane, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, kur ajo u sulmua për shkak të mbajtjes të shamisë në rrethinat e Parisit, në Argenteuil. Ajo më vonë pësoi një abort dhe ka humbur fëmijën e saj, sipas avokatit të saj. Të dy sulmuesit meshkuj e sulmuan gruan në stomak, u përpoqen për të hequr shaminë e saj dhe më pas ia prenë flokët e saj, duke e fyer ate me fjalor anti-islam.
Raporti gjithashtu vë në dukje problemin e nën-kualifikimin e krimeve raciste, ku elementi racist për një krim është minimazuar nga autoritetet dhe nuk përndiqet si një krim i rëndë, si pasojë, sepse është diçka që thonë ata kjo ndodh sidomos në Austri, Bullgari, Qipro , Estoni, Francë dhe Gjermani.
Çfarë është tronditëse është se si shtetet anëtare nuk e marrin parasysh elementin racist në një krim, thotë Claire Fernandez, zëvendës drejtor për politikat për Rrjetin Evropian Kundër Racizmit (ENAR).Elementi i racizmit është plotësisht në zhdukje, kjo është me të vërtetë një problem dhe ku ne bëjmë thirrje për më shumë përpjekje dhe trajnim të policisë, thotë ajo.
Raporti thekson rastin e një nigeriani që banon në Greqi, i cili ishte sulmuar dhe plaçkitur. Ndërsa fletëpalosje e Golden Dawn dhe simbole të tjera naziste u gjetën në posedim të tyre, policia e konsideroi ankesën e dokumentuar vetëm si krim të një grabitje, pasi që zezakut nigerian ia kishin vjedhur 300 €uro.
Një rritje në krimet anti-semite është raportuar në pesë nga 26 shtete, - në Danimarkë, Gjermani, Hungari, Holandë dhe Suedi, ndërsa në shumë shtete të BE-së duke përfshirë shtetet si Estonia, Greqia, Italia, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, më sulmet e dhunshme fizike të raportuara që
janë kryer ndaj minoriteteve etnike zezake dhe aziatike.
Në Londër, njerëzit nga Azia (nga nënkontinenti indian) përjetojnë shkallën më të lartë, që do të thotë të viktimizimit. Në Suedi, 980 krime me një motiv Afrofofobik janë regjistruar dhe raportet policore suedeze të krimeve me një motiv Islamofobik u rriten me 69% nga viti 2009 deri në vitin 2013. Ka pasur raste të dhunës, abuzimit apo nxitje për dhunë kundër romëve në pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Burimi: Muslim Village