Siria

Aktori i famshëm i Holivudit bashkohet me forcat kurde për të luftuar ISIS-in në Siri

Partia Siriane Kurde Bashkimi Demokratik ka deklaruar të hënën, se aktori i Holivudit, Michael Enright  është bashkuar me forcat kurde për të luftuar militantët e ISIS-it në Kurdistanin e Sirisë, ndërsa pritet regjistrimi i personalitete të tjera të huaja për të luftuar organizatën terroriste.

Përfaqësuesi i kurd Partisë Bashkimi Demokratik në rajonin e Kurdistanit, Garib Hissou ka thënë se Aktori i Holivudit, Michael Enright është bashkuar me rradhët e Njësive për Mbrojtjen Popullore në Siri, duke vënë në dukje se, Michael Enright vendosi të marrë armët për të luftuar militantët e ISIS -it.

Garib Hissou shtoi, Ka shumë personalitete që janë bashkua  me Njësitë e Mbrojtjes Popullore pasi konfrontimet u intensifikuan kundër militantëve të ISIS-t, pret pranimin e të tjerëve, pasi ata e kuptuan rolin aktiv të këtyre forcave në përballjen me terrorizmin.

Garib Hissou shpjegoi se, Pranimi i karaktereve të tilla i jep një nxitje psikologjike trupave kurde dhe përkrahësve të demokracisë dhe  humanizmit, duke theksuar se, Rezistenca e Njësive për Mbrojtjen Popullore përballë terrorizmit ka ndikuar shumë në opinionin publik në botë.

Burimi: Iraki News