Rritet numri i kumtesave për Konferencën Ndërkombëtare të Studimeve-Kërkimeve Kur'anore në Teheran, Iran
Numri i kumtesave të dorëzuara në Sekretariatin e Konferencës së Studimeve Kur'anore Ndërkombëtare të këtij viti është rritur për 70 për qind në krahasim me edicionin e kaluar.
Kjo është sipas Huxhet ul-Islam Muhammed Akbari, një zyrtar në komisioni organizativ, i cili shtoi se kumtesat janë në anglisht, arabisht dhe persisht.
Dijetarët nga vende të ndryshme, duke përfshirë Irakun, Britaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Jemenin, Marokun, Afganistanin dhe Algjerinë kanë paraqitur punimet e tyre në konferencën shkencore, ka deklaruar ai, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Huxhet ul-Islam Akbari shtoi se një komision i përbërë nga 40 dijetarë të lartë universitarë është themeluar për të vlerësuar kumtesat e paraqitura.
Ai vuri në dukje se ”Kur'ani dhe Kultura e Shpalljes” është tema kryesore e edicionit të 9-të të konferencës, dhe se temat tjera përfshijnë natyrën dhe bazat e kulturës islame, thellimin e kulturës islame dhe kulturën islame dhe studime ndërdisiplinore.
Konferenca e Studimeve-Kërkimeve Kur'anore Ndërkombëtare organizohet në margjinat e Garave Kur’anore Ndëkombëtare të Republikës Islamike të Iranit. .
Garat Kur’anore Ndërkombëtare zhvillohen në muajin hënor Rexheb dhe organizohen nga Ministria për Çështje Fetare dhe nga Organizata e Bamirësisë.
Edicioni i 32-të i Garave Kur’anore Ndërkombëtare fillon në Teheran, Iran, ditën e xhuma, më 15 maj 2015.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare zhvillohen në përkujtim të shpalljes së pejgamberit, Mab'ath, për të shënuar përvjetorin e ditës kur Muhammedi (paqja qoftë mbi të) u urdhërua nga Allahu për të deklaruar profetësisë së tij në botë) dhe do të vazhdojë për një javë.
Burimi: IQNA News