Rusia

Manovrat e përbashkëta ruso-kineze në Mesdhe

 

Marina ruse dhe kineze kanë filluar stërvitjet detare të përbashkëta në detin Mesdhe. Armiqësia e cila i ka definuar marrëdhëniet kinezo-ruse gjatë Luftës së Ftohtë ka kohë që është venitur. Si ndryshim për atë, tani, aleanca kinezo-ruse është më e fortë në raport me sigurinë ndërkombëtare kundrejt asaj amerikane. Stërvitja detare e cila po zhvillohet në detin strategjik i cili lidh Evropën, Afrikën dhe Lindjen e Afërt, mediat perëndimore e shohin si sinjal Uashingtonit, se po krijohet aleanca e fuqishme në ” vetë oborrin e Evropës perëndimore”.

“Edhe pse vetëm dy anije luftarake kineze arritën në detin Mesdhe, prezenca e tyre shpreh dëshirën e Kinës që të ndihmojë Rusinë që të kundërvihet fuqisë amerikane” theksohet në komentin e revistës njujorkeze National Reviw. Armiqësia e cila i ka definuar marrëdhëniet kinezo-ruse gjatë Luftës së Ftohtë ka kohë që është venitur. Si ndryshim për atë, tani, aleanca kinezo-ruse është më e fortë në raport me sigurinë ndërkombëtare kundrejt asaj amerikane. Kjo aleancë ka komponentën e madhe të sigurisë. As Los Angeles Times nuk e ka anashkaluar temën e manovrës detare ruso-kineze e cila filloi të hënën. “Aleanca e re e fuqishme të gjigantëve lindor do të tregojë muskujt e vet në vetë oborrin e Evropës Perëndimore, ashtu sikurse e bën Kina vet në Pacifik”, thekson gazeta amerikane. Gazeta zvicerane”Tagesanzeiger” shkruan se miqësia në mes Moskës dhe Pekinit i tejkaloi arsyet e pastra politike dhe ekonomike.” Ata tani janë aleancë në fushën ushtarake si kundërpeshë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre evropian dhe aziatik”, ka paralajmëruar gazeta.”Edhe pse e vëllimit të vogël, stërvitja është sinjal i rritjes mbrojtëse lidhëse në mes Pekinit dhe Moskës në demonstrimin e zgjerimit të horizonteve detare”, ka cek BBC në raport. Revista gjermane “Spiegel” shkruan se ajo çka po ndodh në Mesdhe është fakt se stërvitja ushtarake në Mesdhe është fakt se stërvitja ushtarake mund të jetë e drejtuar kundër Uashingtonit”, duke shtuar se Rusia dhe Kina bashkërisht tërheqin prezencën e armikut të përbashkët, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Manovra e përbashkët ruso-kineze paralajmëron për rivalitetin e ri në horizont në detin Mesdhe”, transmeton “Spiegel”. Stërvitja “Kooperimi detar, 2015” do të zgjat gjer 21 maj, në të cilin marrin pjesë nëntë anije nga të dyja palë.

Burimi: globalcir