Afganistan

Karzai - SHBA-ve : Stop vrasjeve të civilëve

Kryetari i Afganistanit Hamid Karzai thotë se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të diskutueshme të sigurisë me Uashingtonin

Kryetari i Afganistanit Hamid Karzai thotë se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të diskutueshme të sigurisë me Uashingtonin nëse forcat e udhëhequra nga SHBA-ja nuk ndalojnë sulmet e tyre kundër objektivave civile në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.


     Vërejtjet vijnë në mes të një ngecjeje në mes të SHBA-së dhe udhëheqësve afganë rreth marrëveshjes së sigurisë .


Frustrimi është në rritje në SHBA dhe tek shtetet që janë në NATO rreth refuzimit të udhëheqësit afgan për të nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të sigurisë për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në këtë vend të shkatërruar nga lufta .


      James Dobbins, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Pakistan dhe Afganistan ka insistuar kohët e fundit se mungesa e nënshkrimit nga Karzai ka ngritur ankth .


      Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka pranuar, gjithashtu, pasiguri në lidhje me çfarë do të ndodh më pas për forcat e NATO-s, pas vitit 2014 .


      Kryetari Hamid Karzai ende nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen, pavarësisht presionit në rritje nga zyrtarët diplomatik dhe të mbrojtjes perëndimore. Zëdhënësi i Karzait kishte akuzuar kohët e fundit  SHBA-, e cila është  duke u përpjekur për të detyruar Kabulin për nënshkrimin e një marrëveshje të sigurisë me Uashingtonin , duke vënë në dukje se vendi i tij kurrë nuk do të përkulet para  presionit të SHBA-ve.


    Grupet afgane politike kanë paralajmëruar, gjithashtu, se gjërat do të keqësohet edhe më keq sepse amerikanët kërkojnë për të ngritur baza ushtarake të përhershme në Afganistan.


      Figurat potikike afgane me neveri, me përbuzje shprehen ndaj  forcave pushtuese të udhëhequra nga SHBA-ja për kryerjen e krimeve të pafalshme ndaj grave dhe fëmijëve afganë, që nga viti 2001 kur e pushtuan Afganistanin.