Kryeministri i Irakut: Asnjë në mesin e muslimanëve sunnitë nuk e përkrah ISIL-in
Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi theksoi se shumica e militantëve të ISIL-it janë të huaj dhe muslimanët sunnitë nuk e përkrahin këtë grup terrorist.
Duke folur në një ceremoni të mbajtur të shtunën në Bagdad, për të shënuar Ditën e Dëshmorëve, ai shtoi se muslimanët sunnitë në të vërtetë kanë vuajtur më shumë nga aktivitetet terroriste të ISIL-it.
Ai më tej theksoi se të gjithë militantët e ISIL-it së shpejti do të jenë të detyruar me forcë të largohen nga Iraku.
Grupi terrorist ISIL, i përkrahur nga Perëndimi, kontrollon pjesë të Sirisë dhe Irakut, dhe ka kryer akte të tmerrshme të dhunës, ka prerë koka publikisht dhe ka kryqëzuar njerëz nga të gjitha komuniteteve si ndaj muslimanëve shiitë, muslimanëve sunnitë, muslimanëve kurdë dhe të krishterëve.
Ushtarë irakianë, njësitë policore, forcat kurde, luftëtarët muslimanë shi’itë dhe fiset muslimane sunnite kanë qenë të angazhuar në operacione të përbashkëta për të përzënë terroristët nga zonat që ata i kanë pushtuar.
Burimi: IQNA News