İran

Predikimi, Hytbeja, e Xhumasë në Teheran

Hatibi apo Ligjëruesi i Hytbes të Namazit të Xhumasë në  Universitetin e Teheranit ka deklaruar se agresioni i Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Jemenit është një turp botëror për Arabinë Saudite. 

Sipas Agjencisë të Shërbimit Botëror të Lajmeve (IRIB World Service), duke ju drejtuar një xhemati të madhe në Namazin e Xhumasë, para besimtarëve në Teheran, Huxhat ul-Islam Kazem Sediki, komentoi rreth situatës aktuale në Jemen. Ai tha se Arabia Saudite, me ndihmën e disa regjimeve arabe, të cilët janë regjime kukulla dhe të kontrolluara nga fuqitë globale, ka sulmuar një shtet paqësor, që prej tij nuk vjen asnjë kërcënim për ndonjë vend tjetër, në këtë mënyrë e ka hedhur rajonin në pasiguri.

Huxhxhat ul-Islam Sediki shtoi: Arabia Saudite I ka injoruar dhe shkelur ligjet ndërkombëtare, dhe i ka keqpërdorur burimet e mëdha  të naftës dhe Ummetin Musliman.

Në fjalën e tij të mëtejshme, Imami i Xhumasë në Teheran, tha se agresioni zhurmëmadh ushtarak i Arabisë Saudite kundër Jemenit, është një humbje e madhe politike dhe turp për një shtet që e konsideron veten musliman. Huxhat ul-Islam Sediki shtoi:

Arabia Saudite nuk zbaton dhe nuk respekton të drejtat e muslimanëve, dhe ajo ende pretendon së është kujdestari i dy Qyteteve të Shenjta, Mekkes dhe Medinesë, dhe i dy Xhamive të Shenjta, .

Imami i Teheranit vazhdoi duke thënë se Arabia Saudite ka përdorur armë kimike në sulmet e saj kundër Jemenit, dhe theksoi:

Regjimi Al-Saud nuk ka pasur sukses në arritjen e ndonjë prej objektivave të saj në agresion ushtarak kundër Jemenit, dhe ajo nuk do të arrijë këto objektiva as në të ardhmen .

Duke i vlerësuar jemenasit, Huxhxhat ul-Islam Sediki theksoi se populli jemenas, përmes unitetit dhe përpjekjes së të tyre, janë duke lëvizur drejt pavarësisë, lirisë, dhe të përparimit, duke qenë të frymëzuar nga Revolucioni Islamik i Iranit.

Duke iu kthyer negociatave bërthamore midis Iranit dhe grupit 5 + 1 në Vjenë, Austri, Huxhxhat ul-Islam Sediki theksoi se vijat e kuqe të Iranit duhet të respektohen dhe të respektohen gjatë këtyre bisedimeve dhe theksoi:

Do të ishte një turp kombëtar për Iranin, dhe një shkelje kundër Iranit, nëse ne e pranojmë që pala tjetër duhet të lejohet të inspektojë bazat tona ushtarake dhe objektet, sepse është tërësisht kundër parimeve dhe idealeve të Revolucionit Islamik të Iranit - dhe populli iranian asnjëherë nuk do të pranojë një gjë të tillë .

Më tej, në fjalën e tij, Huxhxhat ul-Islam Sediki ju referua  përdorimit nga Amerika të armëve bërthamore kundër Japonisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe testimi i papërgjegjshëm dhe shumë e dëmshëm i Francës i armëve bërthamore në Oqeanin Paqësor - testet bërthamore të cilat i dëmtuan oqeanet dhe mjedisin.

Huxhxhat ul-Islam Sediki tha sa ironike është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën kur e përshkruajnë Iranin si një kërcënim global, kur ata vetë kanë shkaktuar dëme të pariparueshme për mjedisin, dhe kanë keqtrajtuar, plaçkitur, dhe kërcënuar shumë kombe gjatë viteve .

Burimi: IRIB WOLD SERVICE